Mbledhje konstituive e Bordit të LPFM-së

Publikuar më 19 Февруари, 2019 Lajme


Në Shtëpinë e Futbollit më 19 shkurt 2019, në prani të përfaqësuesve të të gjitha klubeve nga Liga e Parë e Futbollit të Maqedonisë, u mbajt një mbledhje konstitutive në bordin e klubeve të LPFM-së, në përputhje me Rregulloren e Punës të themeluar nga Bordi i Drejtorëve të FFM-së.

Ky takim u udhëheq nga UD. Presidenti i FFM-së, Muhamed Sejdini dhe sekretari gjeneral Filip Popovski, ndërsa sekretari i KF Rabiotniçkit, Nenad Monev është përzgjedhur udhëheqës që do ti përfaqësoj bisedimet me FFM për formimin e bordit të klubeve që garojnë në LPFM. 


Si çështje të rëndësishme që u diskutuan sot përveç zgjedhjes së përfaqësuesit, mund të dallohen këto: 

-Mbështetja e klubeve nga FFM në lidhje me kërkesat e tyre lidhur me sqarimet në dhënien e fondeve në sistemin e vauçerit nga qeveria. 

-Mbështetja e hapur e federatës u theksua në formimin e shoqatës së klubeve që garojnë në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë. 

- Aplikacioni TvIzzy u prezantua për transmetimin e momenteve më të rëndësishme nga ndeshjet në ligën e parë, si pjesë e projektit të FFM-së për transferimin e ndeshjeve në platformën e saj http://tv.ffm.mk/;

- Temat që kanë të bëjnë me kriteret për garim në LPFM. 

UD Presidenti dhe sekretari gjeneral i FFM-së theksuan se dyert e Shtëpisë së Futbollit dhe kapacitet administrative të FFM-së janë në dispozicion të bordit në çdo kohë.




   
   
Reprezentacioni A