Mbahet seminari/këshillues për prindërit e fëmijëve anëtarë të klubeve në Ligan e Fëmijëve të FFM-së – Rajoni i Shkupit

Publikuar më 06 Декември, 2017 Lajme, Ligat e Fëmijëve, Seminare


Federata e futbollit të Maqedonisë në drejtim të përmirësimit të kualitetit të mbajtjes dhe zhvillimit të ndeshjeve në Ligat e Fëmijëve, mbajti seminar dhe këshilla për prindërit e fëmijëve anëtarë të klubeve që garojnë në Ligat e Fëmijëve të FFM-së në Rajonin e Shkupit.

Në këtë takim këshillues, prindërit kishin mundësi të dëgjojnë prezantime nga sfera e psikologjisë sportive dhe fëmijërore dhe raportet prind-sportist-trajner nga prof.dre. Lençe A. Veliçkovska, për rëndësinë dhe vlerën e pjesëmarrjes në Ligën e Fëmijëve nga Bojan Markovski dhe për zhvillimin psikomotorik dhe mënyrat e ushqimit të fëmijëve nga prof. dr. Vanço Pop-Petrovski, si dhe këshilla e rekomandime për sjelljen e prindërve gjatë kohës së stërvitjeve dhe ndeshjeve në Ligat e Fëmijëve.

Ky ishte seminari/këshillues i tretë për prindërit, ndërsa në të ardhmen planifikohen aktivitete edhe në rajonet tjera ku zhvillohen gara të Ligës së Fëmijëve. FFM implementon edukim konstant për prindërit, si një prej faktorët më të rëndësishëm, me qëllim të vetëm krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e futbollistëve të rinjë në personalitete dhe sportistë të shëndoshë. 



   
   
Reprezentacioni A