Mbahen seminaret/këshillat me prindërit e fëmijëve anëtarë të klubeve në Ligat e Fëmijëve të FFM-së

Publikuar më 17 Ноември, 2017 Lajme, Ligat e Fëmijëve, Seminare

Sektori Grasrut futboll dhe Qendra për Edukim pranë FFM-së në pajtueshmëri me obligimet nga programi grasrut i UEFA-së dhe programit të vet për edukim, mbajti takime këshilluese me prindërit e fëmijëve anëtarë të klubeve që garojnë në Ligat e Fëmijëv

Seminaret u mbajtën në Ohër (15 nëntor) dhe Manastir (16 nëntor) dhe në të njëjtët morrën pjesë rreth 130 prindër, arsimtarë dhe trajnerë. Ndërkohë në Manastir morrën pjesë edhe futbollistë-futbolliste nga Akademia e FFM-së. Në këto seminare prindërve u prezantuan disa informata bazë në sferën e ushqimit (prof.dr. Vanço Pop Petrovski), psikologjisë (pro.dr. Lençe A. Veliçkovska), arsimit dhe edukatës të cilat janë të patjetërsueshme për zhvillimin e drejtë të fëmijëve të tyre gjegjësisht futbollistëve.

Seminari i këtillë i rradhës do të organizohet për prindërit e rajonit të veriut dhe është caktuar për 5 dhjetor 2017 dhe i njejti do të mbahet në Shkup në hotelin Kontinental. Prindërit do të marrin informata shtesë për detajet në lidhje me fillimin dhe programën përmes klubeve të tyre dhe koordinatorit të rajonit.



   
   
Reprezentacioni A