Marko van Basten do të udhëheqë delegacionin e FIFA-s të enjten në Shkup

Publikuar më 13 Февруари, 2018 Lajme


Marko van Basten, futbollisti legjendar holandez, tani në rolin e drejtorit teknik për zhvillim të FIFA-s, do të udhëheqë delegacionin e shtëpisë së futbollit botëror me rastin e hapjes së kapacitetit për akomodim në kompleksin “Shtëpia e futbollit” të enjten (15 shkurt).

Përveç golashënuesit legjendar Van Basten, mysafirë të presidentit të Federatës së futbollit të Maqedonisë, Ilço Gjorgjioski do të jetë edhe presidenti i UEFA-së, Aleksandar Çeferin, drejtori i sektorit për Asosiacione Kombëtare pranë UEFA-së, Zoran Lakoviq dhe Bojrn Vasalo, drejtori i Seleksioneve Kombëtare pranë FIFA-s.

Objekti i ri në kuadër të kompleksit “Shtëpia e futbollit” përmban hapsira akomodimi për nxënësit e FFM-së dhe Akademisë elite të UEFA-së, si dhe për ekipet e reja përfaqësuese. Objekti është plotësisht i pajisur për të jetuar me 30 dhomba dy krevetëshe, apartamente për seleksionuesit dhe stafet teknike, si dhe hapsira të përbashkëta – palestra për mbledhje, klasa dhe kuzhinë të përbashkët me dhombë për ngrënie.

Hapsirat për akomodim janë të projktuara për qëndrim të studentëve të Akademisë së futbollit gjatë vitit shkollor, ndërsa sipas nevojës do të shfrytëzohen edhe për ekipet e reja nacionale para ndeshjeve.



   
   
Reprezentacioni A