Maqedonia U21 mundet nga Austria U21

Publikuar më 14 Ноември, 2017 Lajme, Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë është mundur me shifrat 0:4 nga Austria në ndeshjen e xhiros së katërt të eliminatoreve për kualifikim në Kampionatin Europian për të rinjë që në vitin 2017 do të zhvillohet në Itali.
Shpresat e vendit hapën mirë ndeshjen dhe në minutat e para kishte iniciativë të lehtë, ndërsa bombën e Çeshmexhievit nga gjuajtja e lirë në mënyrë bravuroze e ndali portieri mysafir Gartler. Këtu u duk se do të jemi më insistues në kërkim të epërsisë, mirëpo goli erdhi në anën tjetër. Jakupoviç në minutën e 12-të krijoi hapsirën e duhur dhe me goditje të fortë realizoi për 0:1. Maqedonia provoi të rrikthehet,  mirëpo miqtë sikur fituan krahë pas epërsisë dhe në minutën e 26-të përmes Honsakut dyfishuan shifrat. Dominimi i miqve solli gol të tretë në minutën e 36-të kur Laimer shënoi për 0:3. Në pjesën e dytë Maqedonia provoi të reagojë, por kjo ndeshje kishte marrë tëposhtëzën dhe në minutën e 54 Jakupoviç me golin e dytë personal çon shifrat në 0:4 që në fund u tregua të jetë rezultati final i takimit. Maqedonia U 21 nuk arriti të paktën të gjejë golin e nderit, ndërsa kishte disa mundësi të mira, përfshi edhe një penalti të humbur nga Iseni në minutën e 85-të. Paraprakisht nga minuta e 80-të Maqedonia mbeti me 10-të futbollistë në fushë pasi me dy kartona të verdhë nga loja u përjashtua me të kuq Kostadinov.
 
MAQEDONI U21 - AUSTRI U21 0:4 (0:3)
Arena "Filipi i Dytë" në Shkup

Shikues: 300
Arbitër: Zhoao Pinherio
Arbitra anësorë: Bruno Rodrigez dhe Nuno Pereira
Golashënues: Jakupoviç 12' dhe 54', Honsak 26' dhe Laimer 36' (Austria U21)
Kartona të verdhë: Simovski, Kostadinov 2 dhe Sadiki (Maqedonia U21), ndërsa Vober dhe Mersiç (Austria U21)
Karton i kuq: Kostadinov 80' (Maqedonia U21)
MAQEDONIA U21: Jankov, Simovski, Çeshmexhiev, Kuleski (Zdravkovski 46'), Aba, Kostadinov, Selmani (Stojanovski 46'), Amanoviç, Georgiev, Elmas (Sadiki 68'), Iseni.
Seleksionues: Bllagoja Milevski
AUSTRIA U21: Gartler, K. Baumgartner (Prokop 58'), Ingolitsch, Laimer (Lovriç 81'), Jakupoviç, Maresiç, Vober (Ljubiçiç 68'), Ulman, D. Baumgartner, Horvath, Honsak.
Seleksionues: Verner Gregoritsch



   
   
Reprezentacioni A