Maqedonia U21 mundet 5:1 në transfertën me Rusinë

Publikuar më 12 Октомври, 2018 Lajme, Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë mundet 5:1 nga Rusia në ndeshjen eliminatore për Kampionatin Evropian për të rinjë. 

Rusët dominuan takimin dhe fituan bindshëm me tre gola në pjesën e parë dhe dy në të dytën. Ahmetov në minutën e 14-të shënoi për epërsi të vendasve, ndërsa katër minuta më vonë Çalov realizoi për 2:0. Maqedonia arriti të gjejë golin e nderit në minutën e 74-t me anë të Mario Krstovskit, mirëpo deri në fund vendasit gjetën edhe një gol me anë të Malkases për rezultat final 5:1. 

Maqedoni U21 më 16 tetor në Shkup përballet me Gjibraltarin.

MAQEDONIA U21: Jankov, Jovanov, Trajanovski, Rufati, Manevski, Jevtoski, Gjorgjev, Atanasov, Zdravkovski, Mitrovski, Krstovski.

Luajtën edhe: Totre, Stoimenovski dhe Trajçeski.



   
   
Reprezentacioni A