Maqedonia U21 e fokusuar për Rusinë

Publikuar më 21 Март, 2018 Lajme, Deri më 21 vjet


Vazhdojnë përgatitjet e përfaqësueses U21 të Maqedonsië për ndeshjet e rradhës të eliminatoreve për kualifikim në Kampionatin Europian që vitin 2019 do të zhvillohet në Itali. Sot seleksionuesi Bllagoja Milevski udhëhoqi seancën e planifikuar stërvitore, ndërsa për të enjten në orën 14:30 ka planifikuar takim me gazetarë në hotelin TCC “Gran Plaza”.

Futbollistët e rinjë të Maqedonisë të premten në orën 14:00 përballen me Rusinë në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup. Maqedonia deri tani ka vetëm një fitore në këtë cikël kualifikues, ndërsa rusët në ndeshjet paraprake kanë regjistruar tre triumfe dhe një një barazim e humbje. Pas duelit të 23 marsit, Maqedonia U21 më 27 mars luan si mysafire me Austrinë.



   
   
Reprezentacioni A