Maqedonia U21 barazoi 1:1 me Kazakistanin

Publikuar më 15 Октомври, 2019 Lajme, Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë ka barazuar 1:1 kundër Kazakistanit në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Evropian 2021. Përfaqësuesja jonë kishte epërsi prej 1:0 deri në minutën e 75-të, humbëm shumë raste për të dyfishuar rezultatin, ndërsa mysafirët na ndëshkuan 15 minuta para fundit.

Maqedonia ka 7 pikë nga tre ndeshje në grupin tonë në të cilën janë Spanja, Izraeli, Mali i Zi, Kazakistani dhe Ishujt Faroe.

Jani Atanasov që nga minuta e 2-të, pas ekzekutimit të rëvënies këndore nga Mitrovski kishte rast ideal për të hapur rezultatin, por gjuajtja e tij përfundoi disa metra mbi portën e mysafirëve. Në minutën e 10-të Milan Ristovski kishte rastin e dytë në portën e Kazakistanit, ku tentoi me kokë, por mbrojti portieri Seisen. Mysafirët tentimin e parë e regjistruan në minutën e 14-të, mirëpo gjuajtja e Omirtajev u bllokua nga mbrojtja jonë.


Në minutën e 15-të, rezultati shkoi 1:0 për përfaqësuesen e Maqedonisë. Kapiteni Milan Ristovski arriti të shënoj golin. Vetëm dy minuta më vonë, Çurlinov dribloi tre futbollist kundërshtarë, por nuk ishte i saktë në fund. Në të 27-tën, Ristovski gjuajti nga 20 metra distancë, por portieri Seisen ishte i vëmendshëm. Rastin e fundit për të rritur epërsinë e kishim përmes Mitrovskit, por sërish sy çel ishte portieri i mysafirëve.


15-të minutat e para të pjesës së dytë sollën raste në të dyja portat. Në të 63-tën, Atanasov gjuajti skaj portës së mysafirëve.

Në të 75-tën, Kazakistan barazoi për 1:1. Nga rasti i parë që kishin, arritën të shënojnë përmes futbollistët më të mirë të tyre, Omirtajev. Në të 85-të pas krosimit të Ackoskit, tentoi Krstovski, ndërsa një minutë më vonë edhe Atanasov, por nuk kishte gol të dytë për Maqedoninë. Minutat e fundit sollën presion të madh pranë portës së Kazakistanit, por Ackoski dhe Abaz nuk ishin të saktë për të shënuar golin e dytë.

“Petar Milloshevski”, Shkup

MAQEDONIA U21 – KAZAKISTAN U21

MAQEDONIA: 1. Riste JANKOV, 3.Filip ANTOVSKI, 4. Todor TODORVSKI, 5. Agron RUFATI, 6. Esmin LIÇINA, 7. Milan RISTOVSKI (72’ Mario KRSTOVSKI), 8 Jani ATANASOV, 9. Dario ÇURLINOV (72’ Kristijan TRAPANOVSKI), 10. Davor ZDRAVKOVSKI, 19. Erdon DACI,(60’ Kristijan ACKOVSKI), 21. Dimitar MITROVSKI (60’ Emil ABAZ); 





   
   
Reprezentacioni A