Maqedonia U19 luajti baraz me Kroacinë

Publikuar më 14 Ноември, 2018 Lajme


Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë luajti baraz 1:1 me Kroacinë në ndeshjen e parë të eliminatoreve për kualifikim në raundin Elite për Kampionatin Evropian. Në një ndeshje interesante dhe të hapur nga të dyja palët pjesa e parë u mbyll me epërsi minimale 1:0 të Maqedonisë edhe pse nuk munguan shanset para portave respektive. Goli për zhbllokim të rezultatit erdhi në minutën e 11-të kur Berisha asistoi ndërsa Çurlinov nga afërsia shënoi për 1:0. Kroatët nuk u dorëzuan dhe në minutën e 55-të pas një rivënie nga këndi Shutalo tregohet i gjindshëm dhe realizon për 1:1 që në fund u tregua të jetë epilogu final i këtiu takimi.

Ndeshjen e rradhës Maqedonia U19 do ta zhvillojë më 17 nëntorë përballë organizatorëve të turneut, Çekisë.

MAQEDONIA U19: Jakimovski, Ivanovski, Antovski (Dimov 71'), Simonovski, Naumçevski, Osmanoski (Ferari 90'+4), Çurlinov, Kolevski (Gjorgievski 84'), Berisha (Ali 71'), Naumoski (Muharem 90'+4), Fazllagiq.



   
   
Reprezentacioni A