Maqedonia U19 kërkon KE përmes përballjeve me Anglinë, Hungarinë dhe Letoninë

Publikuar më 06 Декември, 2017 Lajme, Deri më 19 vjet


Përfaqësuesja U 19 e Maqedonisë do të luajë kundër Anglisë, Hungarisë dhe Letonisë në grupine elitë për kualifikim në Kampionatin Europian të vitit 2019. Turneu kualifikues për KE do të organizohet në vendin tonë në fund të marsit të vitit të ardhshëm. Përfaqësuesja shpresëdhënese zhvilloi paraqitje perfekte në fazën e grupeve në Shkup, kër shënoi të tre ndeshjet dhe u ndal në vend të parë para Belgjikës, Zvicrës dhe Lihtenshtajnit. Të përzgjedhurit e seleksionuesit Vujadin Stanojkoviq tani kanë sfidën e fundit të madhe para kualifikimit të dëshiruar në tubimin përfundimtar kontinental. Maqedonia tani është bartëse në grupin e fazës elite.

“Jam i kënaqur me epilogun e shortit në Nion. Mendoj se kemi shanse për rezultat të ri historik. Grupi është i fortë, mirëpo mund të bartemi me të gjithë. Këtë edhe e dëshmuam me kualifikimin në fazën elite dhe tre fitoret  kundër Belgjikës, Zvicrës dhe Lihtenshtajnit. Mendoj se publiku do të ketë mundësi të kënaqet me këto ndeshje, do të luajmë në terren vendas, këtë e arritëm me punë dhe patjetër të jemi të kënaqur”, deklaroi Vujadin Stanojkoviq, seleksionuesi i përfaqësueses deri 19 vjeç.

Kualifikimet në gjitha grupet patjetër të mbyllen deri më 20 maj, ndërsa vetëm më të mirët nga shtatë grupet do të jenë pjesë e Kampionatit Europian që do të zhvillohet në Finlandë prej 16 deri më 29 qershor. 



   
   
Aktuale

17.04.2018    Lajme

Akademia e FFM-së shënoi 4 fitore në 5 ndeshje në turneun në Erevan

Anëtari i Akademisë së FFM-së, Matej Georgiev është shpallur lojtari më i mirë i turneut në të cilin vetëm Maqedonia për...

Kalendar
Reprezentacioni A