Maqedonia U19: Fitore dhe humbje në dy testet me BeH

Publikuar më 23 Февруари, 2020 Lajme, Deri më 19 vjet


Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë ka shënuar një fitore dhe një humbje në dy ndeshjet kontrolluese me moshatarët e tyre të Bosnje e Hercegovinës të zhvilluara në qendrën sportive "Petar Milloshevski" në Shkup. 

Përfaqësuesja e drejtuar nga Shkumbin Arsllani humbi ndeshjen e parë minimalisht 1:0, ndërsa me të njejtin rezultat shënoi fitore në takimin e dytë.

Në ndeshjen e parë Maxhid Soshiq në minutën e 18-të shënoi golin e fittores për bosnjakët, në një ndeshje ku tanët dominuan, Ilievski goditi shtyllën, Fetai traversën, ndërsa raste të mira humbën edhe Feta e Abazi. 

MAQEDONIA U19: 1. Stefan Mitrev, 3. Altrim Jakupi (46`Ali Asani), 6. Spase Terziev (70` Viktor Krstevski), 7. Behar Feta, 8. Ivan Nikollov (65`Sava Avramovski), 9. Mario Ilievski, 10. Leonid Ignjatov (65`Simon Markoski), 11. Metodi Maksimov (46`Berat Kalkan), 13. Benjamin Dalipi (80`Slave Markoski), 15. Imran Fetai, 21. Hamza Ramani (75` Petar Guguljanov);

Në ndeshjen e kthimit, Maqedonia U19 fitoi 1:0 me golin e Mario Ilievski në minutën e 75-të. Miqtë nuk shfrytëzuan shans barazimi në minutën e fundit, kur me intervenim bravuroz u dallua portieri ynë Novakov. Në pjesën e parë Abazi dhe Feta humbën mundësi të mira për gol.

MAQEDONIA U19: 22. Kire Novakov, 2. Antonio Jankullovski (88` Benjamin Dalipi), 5. Viktor Krstevski, 7. Behar Feta (55`Metodi Maksimov), 8. Ivan Nikollov (75`Oktaj Rakipi), 14. Sava Avramovski (88` Spase Terziev), 15. Imran Fetai (75`Slave Markovski), 16. Luan Abazi, 18. Ali Asani (88`Altrim Jakupi), 19. Berat Kalkan (55`Leonid Ignjatov), 21. Hamza Ramani (55`Mario Ilievski); 



   
   
Aktuale
Kalendar
Reprezentacioni A