Maqedonia U17: Me fitoren 2:1 kundër Shqipërisë ruhen shanset për KE

Publikuar më 31 Октомври, 2016 Deri më 17 vjet


Përfaqësuesja U17 e Maqedonisë ka mundur 2:1 Shqipërinë dhe me zënien e vendit të tretë në grup nuk mundi të sigurojë kualifikim direkt për në fazën elite të kualifikimeve, megjithatë ruajti shanset për kalim më tej si një prej pesë përfaqësueset më të mira të vendeve të treta.

Ndeshja nuk paralajmëroi fitore të Maqedonisë, pasi Shqipëria avansoi e para përmes Bullarit në minutën e 52-të. Mirëpo shpresat e vendit u kthyen kur fillimisht Kolevski barazoi në 1:1 në minutën e 54-t, ndërsa përmbysjen e vulosi Ferati në minutën e 64-t.

Këto tre pikë Maqedoninë U 17 me 4 pikë e vëndojnë në vendin e tretë në grup pas Italisë me 7 pika, Serbisë me 6, ndërsa Shqipëria u ndal e fundit pa pikë të fituar.

Maqedonia ende ka shanse për të kaluar në raundin elitar të kualifikimeve për Kampionatin Europian, pasi që sipas rregullores (pika 13.05) përveç dy përfaqësueseve të vendeve të para në grupe, kalim më tej sigurojnë edhe pesë reprezentacionet më të mira të vendeve të treat. Maqdonia sipas pikëve për momentin është e pesta, me një pikë nga barazimi 0:0 me liderin e grupit Italinë.

Për të siguruar vend në fazën elite duhet të shkojnë në favor rezultatet e grupit të 12-të e cila fillon nesër (1 nëntor), ku ekipi që do zë vendin e tretë nuk duhet të jetë më i mirë se Maqedonia. Në grupin 12-të garojnë Polonia, Islanda, Izraeli dhe Armenia.

PËRFAQËSUESET MË TË MIRA TË VENDEVE TË TRETA

1. Çeki 1 pikë (3-3 gol-diferenca)

2. Mali i Zi 1 pikë (2-2 gol-diferenca)

3. Belgjika 1 pikë (0-1 gol-diferenca)

4. Ukraina 1 pikë (2-3 gol-diferenca)

5. Maqedoniа 1 pikë (1-3 gol-diferenca)



   
   
Reprezentacioni A