Maqedonia U15 fiton dy testet me Shqipërinë

Publikuar më 21 Септември, 2018 Lajme

Përfaqësuesja U15 e Maqedonisë shënoi dy fitore në përballjet kontrolluese me Shqipërinë.

Shpresat e udhëhequra nga Nexhat Shabani më 18 shtator në Korçë mundën Shqipërinë 2:1, ndërsa golat i shënuan Matej Gjorgjiev në minutën e 3-të dhe Donart Ibraimi në të 65-ën. Në këtë ndeshje shpresat e Maqedonisë ishin shumë më konkretë në lojë, krijuan disa mundësi shënimi dhe me meritë në fund i’u gëzuan fitores.

Dy ditë më vonë dy përfaqësueset zhvilluan një tjetër përballje kontrolluese kësaj rradhe në Ohër, ku Maqedonia sërish ishte më e mirë dhe triumfoi me rezultat 1:0. Autor i golit të vetëm ishte Gjorgji Stojanovski i cili realizoi saktë goditjen nga pika e bardhë në pjesën e dytë të ndeshjes.

“Jam i kënaqur me lojën dhe dëshirën e treguar nga djemtë. Dy fitore kundër Shqipërisë do të vlejnë shumë për punën me këta të rinjë në të ardhmen. Rezultatet në këtë moshë nuk janë shumë me rëndësi, mirëpo gjithsesi se kur fiton është ndjenjë e bukur. Gjithashtu më ka pëlqyer reagimi i futbollistëve kur mbetëm me një lojtar më pak. Nuk u frikësuan për tu tërhequr, por vazhduan të sulmojnë dhe shpërblimi erdhi nga penaltia”, deklaroi Nexhat Shabani. 



   
   
Reprezentacioni A