Maqedonia U 21 u mund nga Serbia

Publikuar më 06 Октомври, 2017 Lajme, Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja U 21 e Maqedonisë u mund nga gjenerata e tyre e Serbisë me rezultat 0:2 në takimin e vlefshëm për xhiron e dytë të kualifikimeve për Kampionatin Europian të vitit 2019 që do të zhvillohet në Itali.

Shpresat e vendit pësuan humbjen e parë në një ndeshje kualifikuese pas më shumë se dy vite, pasi për herë të fundit ishin mundur në shtator të vitit 2015 nga Islanda.

Serbia nisi më mirë ndeshjen dhe ne minutën e 22-të Sasha Lukiq shënoi për 0:1. Në 0:2 dyfishoi futbollisti i Benfikës së Portugalisë në mintën e 37-të me gol të bukur nga distanca. Mundësinë më të mirë në pjesën e parë Maqedonia e kishte në minutën e 15-të, mirëpo goditjen e bukur të Gjorgjievit e kontrolloi portieri serb. Në pjesën e dytë sërish miqtë kontrollonin lojën, mirëpo pa ndonjë shans më serioz për të shënuar. Maqedonia kishte mundësi përmes Totres në minutën e 69-të, pastaj edhe përmes të posainkuadruarit Georgiev në minutat 79-të dhe posaçërisht 82 kur kishte mundësi të bukur të paktën për golin e nderit, mirëpo nuk arriti të shfrytëzojë rastet. Maqedonia tani pas dy xhirove ka një fitore dhe një humbje në eliminatoret për KE 2019 në Itali.

Ndeshja e rradhës pason pas vetëm katër ditëve, pasi më 10 tetor shpresat e vendit në Portugali do të përballen me përfaqësuesen e re të Gjibraltarit.

MAQEDONI-SERBI 0:2 (0:2)

Qendra stërvitore “Petar Milloshevski”

Arbitër kryesorë: Fransoa Leteksie (Francë)

Golashënues: Lukiq 22’ dhe Zhivkoviq 37’ (Serbi)

Kartona të verdhë: Çeshmexhiev, Petkovski, Kostadinov dhe Elmas (Maqedonia), ndërsa Jovanoviq (Serbia).

Karton i kuq: Çeshmexhiev 86’ (Maqedonia)

MAQEDONIA: Iliq, Popzllatanov, Çeshmexhiev, Amanoviq, Simovski (Krivanjeva 79’), Totre, Elmas, Petkovski (Abaz 66’), Gjorgiev, Selmani (Georgiev 56’), Kostadinov.

Seleksionues: Bllagoja Milevski

SERBIA: Radunoviq, Mashoviq, Radonjiq, Pantiq (Deniq 73’, Joviq, Bogosavac, Jovanoviq, Stefanoviq, Grujiq, Zhivkoviq, Lukiq.





 




   
   
Aktuale

21.09.2018    Lajme

Maqedonia U15 fiton dy testet me Shqipërinë

Përfaqësuesja U15 e Maqedonisë shënoi dy fitore në përballjet kontrolluese me Shqipërinë....

Kalendar

23 Сеп

11:00 Franca - Bosnja e Hercegovina
    FU17 per kualifikimet në Europian
15:30 Hungaria - Maqedoni
    FU17 per kualifikimet në Europian

26 Сеп

15:30 Maqedoni - Bosnja e Hercegovina
    FU17 per kualifikimet në Europian
15:30 Hungaria - Franca
    FU17 per kualifikimet në Europian

12 Окт

00:00 Rusia - Maqedoni
    U21 per kualifikimet në Europian

13 Окт

20:45 Maqedoni - Lihtenshtajni
    UEFA Liga e Kombeve

16 Окт

14:30 Maqedoni - Gibraltar
    U21 per kualifikimet në Europian
18:00 Ermenia - Maqedoni
    UEFA Liga e Kombeve
20:45 Lihtenshtajni - Maqedoni
    UEFA Liga e Kombeve
20:45 Maqedoni - Gibraltar
    UEFA Liga e Kombeve
Reprezentacioni A