Maqedonia U 21 pa humbje thuajse dy vite, seria e dytë më e gjatë në Evropë

Publikuar më 30 Март, 2017 Lajme, Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja U 21 e Maqedonisë bashkë me Portgualinë kanë serinë më të gjatë pa humbje në ndeshje zyrtare. Përfaqësuesja e drejtuar nga Bllagoja Milevski nuk ka humbje në 13-të ndeshje me rradhë. Heronjtë e futbollit tonë që siguruan kualifikim historik në Kampionatin Evropian në Poloni nuk kanë humbje prej 11 qershorit të 2015 kur në ndeshjen e parë kualifikuese për në Euro 2017 humbën në transfertën me Islandën. Portugalia e cila luajti finale në Evropianin e fundit, gjithashtu ka numër dyshifror të ndeshjeve pa humbje. Kundërshtarët tanë në Grupin B të Euro 2017 nuk kanë humbje në 19-të ndeshjet e fundit.

Nën drejtimin e Bllagoja Milevskit përfaqësuesja e Maqedonisë ka vetëm një humbje në 17-të ndeshje. Fitorja në ndeshjen e fundit me Bullgarinë ishte gjithsej e 11-ta për shpresat e vendit nën drejtimin e Milevskit.

Ndeshje kontrolluese: 5 fitore/2 barazime/0 humbje

13. tetor  2014.  Maqedonia – Rumania 2:1

16. nëntor  2014.  Maqedonia – Mali i Zi 1:0

30. mars  2015.  Sllovenia – Maqedonia 1:1

07. shtator 2015.  Maqedonia – Australia 3:1

01. qershor  2016.  Maqedonia – Bjellorusia 1:1

24. mars  2017.  Maqedonia – Mali i Zi 2:0

28. mars  2017.  Maqedonia – Bullgaria 1:0

Ndeshje kualifikuese: 6 fitore / 3 barazime / 1 humbje

11. qershor  2015.  Islanda – Maqedonia 3:0

05. shtator 2015.  Maqedonia – Ukraina 1:0

13. tetor  2015.  Irlanda e Veriut– Maqedonia 1:2

15. nëntor  2015.  Maqedonia – Franca 2:2

24. mars  2016.  Maqedonia – Islanda 0:0

28. mars  2016.  Franca – Maqedonia 1:1

27. maj  2016.  Ukraina – Maqedonia 0:2

02. shtator 2016.  Skocia - Maqedonia 0:1

06. shtator 2016.  Maqedonia – Irlanda e Veriut 2:0

11. tetor  2016.  Maqedonia – Skocia 2:0

Kundërshtari ynë i parë në Kampionatin Evropian në Poloni, përfaqësuesja e Spanjës nuk ka humbje në 9-të ndeshjet e fundit. Maqedonia më 17 qershor kundër katër herë kampionëve të Evropës për të rinjë, Spanjës e nis kampionatin kontinental. Më 20 qershor luajmë kundër Portugalisë. Dy ndeshjet e para i luajmë në Ddinja, ndërsa ndeshjen e tretë të fazës së grupeve më 23 qershor e luajmë kundër Serbisë në Bidgoshç.



   
   
Aktuale
Kalendar
Reprezentacioni A