Maqedonia U 19 mundi Qipron edhe në duelin e dytë

Publikuar më 01 Септември, 2016 Lajme, Deri më 19 vjet


Përfaqësuesja U 19 e Maqedonisë ka mundur Qipron edhe në ndeshjen e dytë miqësore të zhvilluar në terenin e qendrës ‘Petar Milloshevski’ në Shkup. Jani Atanasov është futbollisti që solli golin e fitoren në minutën e 68-të. 

Pjesa e parë kaloi pa shanse të vërteta për dyja palët. Maqedonia në 15-të minutat e para kishte dy gjysmëraste, e para pas goditjes së Emil Abaz, ndërsa menjëherë pas saj u mundua me kokë Esmin Liçina, mirëpo nuk ishte preciz. Maqedonia në pjesën e parë u kanos edhe më anë të Daniel Milovanoviq, mirëpo as futbollisti i Akademia Pandev nuk ishte preciz.

Seleksionuesi Jeton Nesimi kishte bërë katër ndryshime nga formacioni që nisi ndeshjen e parë të fituar 2:1.

Në pjesën e dytë momenti më i bukur i takimit ndodhi në minutën e 68-të kur Jani Atanasov shënoi golin e epërsisë për Maqedoninë. Milan Ristovski asistoi për Atanasov, i cili me parabolë mposhti portierin e Qipros për epërsi 1:0.

Dhjetë minuta para fundit të ndeshjes lehtë mund të avansonim 2:0, mirëpo goditja e Daniel Milovanoviqit u ndal në shtyllën e portës kundërshtare. Davor Zdravkovski shkëlqyeshëm asistoi për Milovanoviqin që nuk arriti të realizojë.

Në minutën e 89-të nuk kishim fat pas goditjes së Darko Dodevit. Sulmuesi me goditje të bukur tentoi portën, mirëpo topi u ndal në traversë.

U 19: MAQEDONI – QIPRO 1:0 (0:0)

(1:0 Jani Atanasov 68`)

Ndeshja e dytë kontrolluese, qendra stërvitore ‘Petar Milloshevski’

MAQEDONIA: 1. Riste Jankov, 3. Mihail Manevski (60` Agon Hani), 5. Nehar Sadiki (51` Antonio Mitrev), 6. Esmin Liçina, 7. Emil Abaz, 9. Milan Ristovski (78` Mario Krstovski), 10. Davor Zdravkovki (c), 11. Daniel Milovanoviq, 17. Jani Atanasov, 18. Vane Ivanov, 19. Shefit Shefiti; 

Seleksionues: Jeton Nesimi

QIPRO: 12. Antreas Paraskevas, 3. Kostas Pileas, 4. Hristos Kalis, 5. Artimas Panajotis 6. Marius Andreu, 7. Stilijanos Kalanos, 8. Andreas Neofitu, 9. Mihalis Harallapus, 11. Nikollas Mataiu, 14. Stilijanos Panteu, 17. Sotiros Fiakas.

Seleksionues: Neofitos Larku

Dy ditë më parë, Maqedonia shënoi fitore 2:1 kundër Qipros në ndeshjen e parë kontrolluese. 



   
   
Reprezentacioni A