Maqedonia si sot 24 vite më parë zhvilloi ndeshjen e parë zyrtare

Publikuar më 13 Октомври, 2017 Lajme


Në ditë të sotme 24 vite më parë, përfaqësuesja e Maqedonisë zhvilloi ndeshjen e parë zyrtare ndërkombëtare kur luajti si mysafire me Slloveninë në Kranj. Maqedonia e udhëhequr nga seleksionuesi i atëhershëm Andon Donçevski shënoi fitore bindëse 4:1.

Maqedonia në atë ndeshje u paraqit me këtë formacion: Micevski, Grozdanov, Jovanovski, Kantllarovski, Najdovski, Janevski, Boshkovski, Markovski, Pançev, Babunski, Micevski.

Golin e parë për Maqedoninë e shënoi Zoran Boshkovski-Çoko në minutën e 5-të, ndërsa golat tjerë i realizuan Pançev, Janevski nga penaltia dhe Kanatllarovski.


“Ajo është gjenerata e artë. “Djemtë” e gjeneratës sime ishin të denjë të ndeshen me më të mirët e Europës dhe për atë arsye pa u menduar dy herë pranova të jem seleksionues pasi kisha besim te ata”, thotë Andon Donçevski, duke kujtuar këtë ditë historike për futbollin e Maqedonisë. 



   
   
Reprezentacioni A