Maqedonia ngjitet 6 pozita në listën e FIFA-s

Publikuar më 17 Јули, 2014 Lajme, Lajme

Përfaqësuesja A e Maqedonisë është renditur në pozitën e 74 në ranglistën më të re të FIFA-s e cila është publikuar sot.

Përfaqësuesja jonë ka avansuar 6-të pozita në krahasim me renditjen e muajt të kaluar dhe tani pozicionohet pas Bullgarisë dhe Azerbejxhanit. Nga përfaqësueset që gjenden në grup të njëjtë më Maqedoninë për kualifikimet për KE 2016, Spanja ka renditje më të mirë pasi gjendet në vendin e 8-të, Ukraina është e 22-ta, Sllovakia mban pozitën e 46-të, Bjellorusia është në vendin e 81, ndërsa Luksemburgu gjendet në të 108-ën.

Kampionia e re e botës, Gjermania është lidere e listës së re të FIFA-s, para Argjentinës. Në vendin e tretë është Holanda, që ka bërë kërcim prej 12-të pozitave. Në mesin e 10-të kombëtareve më të mira janë edhe Kolumbia, Belgjika, Uruguai, Spanja, Zvicra dhe Franca.




   
   
Reprezentacioni A