Maqedonia mësoi kundërshtaret e eliminatoreve për KE

Publikuar më 02 Декември, 2018 Lajme, Lajme


Sot të Dublin është hedhur shorti për eliminatoret për kualifikim në Kampionatin Evropian të vitit 2020.
Maqedonia është gjetur në Grupin G, ku për rivalë do të ketë Poloninë, Austrinë, Izraelin, Slloveninë dhe Letoninë.
Ndeshjet e kualifikimeve për samitin kontinental të futbollit do të luhen në periudhën mes muajit mars e deri në nëntor të vitit 2019. Reprezentacionet që do të zënë dy vendet e para në secilin grup do të sigurojnë pjesëmarrje në turneun përfundimtar i cili në vitin 2020 do të zhvillohet në 12 shtete të ndryshme.
Pas hedhjes së shortit dhe mësimit të kundërshtarëve të grupit, seleksionuesi i Maqedonisë, Igor Angellovski deklaroi:
"Mendoj se kemi qëlluar në grup ku gjenden relativisht përfaqësuese me cilësi të barabartë. Maqedonia hyn me ambicie të qarta, paralel me respektin për gjithë rivalët. Maqedonia nuk trembet nga askush dhe mund t'u kundërihet të gjithë kundërshtarëve, por vetëm të bashkuar, në mënyrë ekipore dhe me mbështetje nga opinioni. Ne do t'i marrim ndeshjet një nga një dhe shpresoj të arrijmë qëllimin përfundimtar, që është kualifikimi në Kampionatin Evropian. Pasi të mësojmë orarin do të fillojmë gjithë aktivitetet e nevojshme për analizë dhe përgatitje sa më të mirë për kualifikimet".



   
   
Reprezentacioni A