Maqedonia me shtëpi futbolli me themele të vërteta-kompletohet kompleksi Shtëpia e Futbollit

Publikuar më 15 Февруари, 2018 Lajme


Presidenti i UEFA-së, Aleksander Çeferin bashkë me presidentin e FFM-së, Ilço Gjorgjioski dhe zëvendëskryeministrin e Qeverisë së RM-së, Koço Angjushev edhe zyrtarisht lëshuan në përdordim objektin e ri kapital të Federarës së futbollit të Maqedonisë – hapsirat e reja për akomodim për Akademinë e FFM-së dhe përfaqësueset e reja nacionale.

 “Nëse ju definojnë sipas veprave, e jo nga fjalët, kjo don të thtoë se i’a keni arritur suksesit. Sot është ditë e madhe, jo vetëm për Federatën e futbollit të Maqedonisë, por edhe për futbollin e Maqedonisë në përgjithësi. Me lëshimin në përdorim të hapsirave banesore në kuadër të “Shtëpisë së futbollit”, në mënyrë shtesë kyçim federatën tonë në rrethin e zhvilluar europian. Kur para tre viteve, Federata e futbollit të Maqedonisë  hyri në programën e re të UEFA-së për zhvillim, qartë dhe me plan të detajuar prezantuam mundësitë ideale për futbollin tonë të moshave. Me program, kushte dhe metoda për punë, ndërsa më së shumti vëmendje i kushtuam “Akademisë së futbollit”. Vizioni jonë ishte të prezantojmë Akademinë si institucion udhëheqës i këtij lloji në Maqedoni, me dëshirë të vetme futbollistët tanë të ri t’i përgatisim për periudhën që vjen, si shkollë për të ardhmen. Kemi arritur të bartim përvojë europiane për punë me kategori të reja, trajnerët tanë shkonin për trajnime në qendrat e UEFA-së dhe në seminare me programe praktike duke fituar edukimin e nevojshëm të për zhvillim të futbollistëve të rinjë. Lëshimi në përdorim i kapacitetit banesor është përmbyllje e projektit “Akademia e FFM-së dhe UEFA-së” dhe kompletim infrastrukturor i qendrës sportive “Petar Milloshevski”, tha presidenti i FFM-së në fjalimin e tij. 

Presidenti i FFM-së potencoi rolin e UEFA-së në zhvillimin e futbollit të Maqedonisë dhe relacionet e shkëlqyeshme me asosiacionet ndërkombëtare.

“Në programën tonë, bashkëpunimi i mirë me organizatat ndërkombëtare ishte në mesin e prioriteteve. Posaçërisht jemi krenar për marrëdheniet tona të shkëlqyeshme me UEFA-në dhe FIFA-n. Si federatë e vogël marrim shumë nga miqtë tanë nga UEFA dhe FIFA. Ata janë partnerët tanë. Organizata të cilat vërtet kujdesen në mënyrë të vërtetë për vlerat e futbollit. Organizata që u japing mbështetje të plotë gjithë anëtareve të tyre që kanë qëllim të realizojnë projekte të rëndësishme për sportin tonë”, përfundoi Gjorgjioski. 

Aleksandar Çeferin potencoi angazhimet e FFM-së që futbollit i Maqedonisë të hapërojë në rrugë të vërtetë.

“Kam nderin të jem këtu me ju në Shkup, gjithmonë ndjehem mirë këtu. Do të doja të uroj FFM-në, e cila bashkë me UEFA-në bëri projekte të mëdha për zhvillimin e futbollit në vendin tuaj. Tre stadiume në vend janë renovuar, duke përfshi këtu edhe arenën “Filipi i Dytë” që priti atë ndeshje fantastike të Super Kupës së UEFA-së ndërmjet Real Madridit dhe Mançester Junajtedit. Maqedonia ka kushte, k a bazë për progres të futbollistëve. Numri i terreneve rritet, infrastruktura zhvillohet, ndërsa së shpejti do të fillojmë projektin e katërt “Hat-trick” të UEFA-së. Futbolli i moshave është prioritet për shumë federate, Maqedonia shkoi një hap para në këtë drejtim. Përfaqësuesja deri 21 vjeç luajti në Kampionat Europian, ndërsa përfaqësueset deri 19 dhe 17 vjeç marrin pjesë në fazën elite të UEFA-së. Gjithashtu, FFM vendosi edhe akademinë për futbollistë të rinjë. Ka talent në këtë vend. Do të doja të paralajmëroj garën e re Ligën e Kombeve, në të cilën Maqedonia gjendet në shans të shkëlqyeshëm në Ligën “D”. Keni grup me futbollistë me përvojë, të mbështetur nga të rinjtë. I kam thënë Ilços, nuk keni më hapsirë për alibi. Maqedonia ka mundësi të mirë të luajë në Kampiona Europian. Maqedonia në aspekt të futbollit është në nivel më të lartë, ndërsa UEFA gjithmonë do të jetë partner i saj”, u shpreh presidenti i UEFA-së, Aleksandar Çeferin.




   
   
Reprezentacioni A