Maqedonia barazon në transfertën me Izraelin

Publikuar më 05 Септември, 2019 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja e Maqedonisë ka arritur të fitojë një pikë të vlefshme në transfertën e rëndësishme me Izraelin, pasi ndeshja e zhvilluar në “Ber Sheva” e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian u mbyll me barazim 1:1. 

Pjesa e parë foli më shumë për përfaqësuesen maqedonase që krijoi tre raste të mira për gol, me Bardhin, Alioskin e Elmasin, por që nuk arritën të finalizojnë. Kështu fraksioni i parë u mbyll me barazim pa gola. Në pjesën e dytë Maqedonia u ndëshkua në minutën e 56-të nga Zahavi, ndërsa Arian Ademi mendoi për barazimin 9-të minuta më vonë, duke shënuar në rrjetën e izraelitëve për 1:1 pasi mori asist të saktë nga Alioski. Deri në fund të përzgjedhurit e seleksionuesit Angellovski kishin edhe një rast tepër të mirë gol, por Elmas nuk e shfrytëzoi mundësinë që kishte para zonës së Izraelit në kohën shtesë. 

Kështu në fund të dyja përfaqësueset u ndanë me barazim 1:1 dhe me nga një pikë në konto. Ndeshjen e radhës Maqedonia e luan të hënën në transfertë ndaj Letonisë.



   
   
Reprezentacioni A