Maqedoni-Ukrainë, biletat me çmim super promovues. Të mbështesim Maqedoninë

Publikuar më 01 Октомври, 2015 Biletat, Lajme, Lajme

Përfaqësuesja A e Maqedonisë më 9 tetor në orën 20:45 minuta në Arenën Nacionale ‘Filipi i Dytë’ kundër Ukrainës do të zhvillojë ndeshjen e parafundit të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Numri më i madh i biletave për ndeshjen e fundit si vendas të këtyre kualifikimeve janë me çmim super promovues prej 100 deri më 300 denarë.

Biletat mund të sigurohen në rrjetën shitës të Mk Tickets –

https://karti.com.mk/makedonija-ukraina.nspxhttp://mktickets.mk/mkd_ukr

Përveç opsionit për të blerë shpejt dhe lehtë përmes rrugës elektronike, biletat mund t’i bleni në:

·  ONE

·  Јugton

·  Tobako Gogi-Draçevë

·  Tobako MPM PRESS

·  Biletaria e Palestrës Universale

·  Tobako Drvodekor

·  Oranzh Tobako-Tetovë

·  Nju Tobako-Ohër

·  Tobako Shop 8

·  Tobako 2 - Shkupjanja

Biletat do të shiten edhe te Federata e futbollit të Maqedonisë, në periudhën prej 05 deri më 08 tetor 2015, me orar pune prej 08:30 deri më 16:00.

Biletaria e Arenës Nacionale do të hapet ditën e ndeshjes 09 tetor dhe atje do të mund të blehen bileta prej orës 12:00 deri në orën 20:30.

Për blerjen e biletave duhet të tregohet letërnjoftimi. Me një letërnjoftim mund të blihen maksimum 5 bileta.

Hyrjet e stadiumit ditën e ndeshjes do të hapen prej orës 18:45 deri në orën 21:00.



   
   
Reprezentacioni A