Maqedoni-Finlandë live në tv.ffm.mk nga ora 17:00

Publikuar më 23 Март, 2018 Lajme


Ndeshja ndërmjet Maqedonisë dhe Finlandës që luhet sot nga ora 17:00 sipas kohës lokale në Maqedoni do të transmetohet direkt në tv.ffm.mk. Ndeshja kontrolluese në "Gloria Arena" në Belekt të Turqisë do të mbulohet me video-asistencë për arbitrat (sistemi VAR), që do të jetë hera e parë që një ekip përfaqësues i Maqedonisë do të luajë me rregullat e reja të FIFA-s për momentet e dyshimta.

Kundër Finlandës, Maqedonia kërkon vazhdim të serisë së rezultateve pozitive. Më 27 mars gjithashtu në Belek, në arenën "Merdan", Maqedonia luan ndeshjen e dytë kontrolluese për këtë muaj kur përballet me Azerbejaxhanin. 



   
   
Reprezentacioni A