Lëshohen në shitje biletat për Kampionatin Evropian për U 21 në Poloni

Publikuar më 21 Февруари, 2017 Biletat, Lajme, Deri më 21 vjet


Federata e futbollit të Polonisë përmes platformës së saj online ka lëshuar në shitje biletat për Kampionatin Evropian për përfaqësuese U 21.

Në linkun e bashkangjitur më poshtë prej sot mund të blihen biletat për ndeshjet e përfaqësueses U 21 të Maqedonisë në Kampionatin Evropian në Poloni, me çmim super të volitshëm prej 3 deri 5 euro.

http://u21poland.com/en/tickets-for-uefa-under-21-poland-2017-on-sale-from-21-february/

Maqedonia ndeshjen e parë e zhvillon në Gdinj kundër Spanjës me 17 qershor 2017. Më 20 qershor pason ndeshja me Serbinë në Bidgoshç, ndërsa takimi i tretë në grup kundër Portugalisë në program është më 23 qershor 2017.  

Çmimet e biletave për ndeshjet gjysmëfinale në Tishi dhe Krakov që në program janë më 27 qerhsor janë 5 dhe 7 euro, ndërsa për finalen e 30 qershorit në Krakov biletat do të kushtojnë prej 7 deri në 9 euro. 



   
   
Aktuale
Kalendar
Reprezentacioni A