Kundër Polonisë edhe pa Arian Ademin

Publikuar më 13 Октомври, 2019 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë edhe pa Arian Ademin do të jetë sonte kundër Polonisë në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret EURO2020.

Mesfushori për shkak lëndimit nuk do të mund të jetë në kombinim për paraqitje ndaj polakëve. Në ndeshjen e fundit ndaj Sllovenisë, Ademi mori një goditje në këmbën e majtë dhe u zëvendësua në minutën e 77-të të takimit.

Për shkak lëndimeve, në duelin ndaj Polonisë mungojnë edhe Enis Bardhi, Darko Velkovski, Kërste Velkovski dhe Ivan Triçkovski.

Përfaqësuesja jonë sonte nga ora 20:45 do të luajë ndeshjen ndaj Polonisë për eliminatoret e EURO 2020. 




   
   
Reprezentacioni A