Konferencë për shtyp para finales së Kupës

Publikuar më 21 Мај, 2019 Kupa e Maqedonisë, Lajme


Të mërkurën në Arenën Nacionale ‘Todor Proeski’, Makedonija Gj.P. dhe Akademia Pandev do të zhvillojnë finalen e 27-të të Kupës së Maqedonisë. Në konferencën për shtyp dy trajnerët, Aleksandar Taneski (Makedonija Gj.P.) dhe Jugosllav Trençovski (Akademia Pandev) si dhe kapitenët, Ostoja Stjepanoviq dhe Sashko Pandev folën për pritjet e tyre për vigjilie të finales.

Aleksandar TANEVSKI – Trajner i Makedonija Gj.P,
“Bëhet fjalë për dy ekipe që kanë siguruar nga një gjë përmes kampionatit, ne mbijetesën, ndërsa Akademia Pandevi paraqitjen në Europë. Përparësi është se dy ekipet luajnë futboll të hapur. E duam trofeun dhe kjo do të jetë mundësi e mirë për dy skuadrat të fitojmë trofeun. Si fëmijë nga Gjorçe, mendoj se ka ardhur koha ta kthejmë trofeun në vitrinat tona. Rreth presionit, futbollistët e mi janë të gatshëm për gjithçka. Kanë dëshmuar tashmë një periudhë në kampionat se kemi skuadër cilësore. Kemi fituar gjithë ndeshjet e rëndësishme që na janë nevojitur. Përvoja është në anën tonë, kemi lojtarë që kanë zhvilluar katër-pesë finale. Mendoj se në ndeshje të këtilla harrohet presioni dhe lodhja. Akademia Pandev luan futboll të pëlqyeshëm dhe ndoshta do të duhet të jemi të kujdesshëm, mirëpo nuk ndryshojmë stilin tonë. Mendoj që kjo do të na sjellë sukses”.

Jugosllav TRENÇOVSKI – Trajner i Akademia Pandevit
“Finalja e Kupës për ne është një sfidë e re. Ne jemi skuadër e papërvojë, megjithatë kemi futbollistë cilësorë dhe lojtarët me potencial. Makedonija Gj.P. meriton respekt të plotë, bëhet fjalë për skuadër që luan futboll të hapur dhe të bukur. Jemi të kënaqur që kemi siguruar vendin e tretë në kampionat, mirëpo suksesi do të ishte edhe më i madh nëse fitojmë trofeun e Kupës. Do të japim gjithçka nga vetja, jemi të gatshëm për ndeshjen finale dhe shpresoj të fitojë futbolli. Strumica është qytet i futbollit, shumë futbollistë kanë dalë nga qyteti ynë, ndërsa kjo është finalja e parë e një skuadre nga Strumica dhe ky fakt neve na bën shumë krenarë. Kemi një lloj presioni, pasi duam që Strumicës t’i dërgojmë trofeun e parë të Kupës, mirëpo nuk duhet të harrojmë se Makedonija Gj.P. eliminoi brende të futbollit në Maqedoni, ndërsa në skuadër ka lojtarë si Stjepanoviq, Kirovski, Bozhinovski dhe të tjerët që posedojnë përvojë dhe cilësi”.

Ostoja STJEPANOVIQ – Kapiten i Makedonija Gj.P.
“Bëhet fjalë për një ndeshje dhe gjithçka është e hapur. Makedonija Gj.P. ka një trofe të Kupës të fituar në historinë e klubit, ndërsa kjo është finalja e parë për Akademia Pandevin. Ne e duam shumë këtë trofe, do të hyjmë maksimalisht të motivuar, pasi që na ndajnë 90-të apo 120 minuta nga trofeu. Për disa lojtarë ndoshta do të ishte titulli i parë, mirëpo për ne është shumë më shumë se aq, pasi fitorja na sjell pjesëmarrje në Kupat e Europës. Akademia Pandev meriton të përgëzohet për futbollin e treguar këtë sezonë. Mirëpo edhe ne ‘të vjetrit’ nuk jemi për tu hudhur. Do të mundohemi të tregojmë se ka mbetur ende cilësi te ne. Shpresoj mos të na dominojë rinia”.

Sashko PANDEV – Kapiten i Akademia Pandevit
“Na pret ndeshje e vështirë, luajmë kundër një skuadre që e din se çka dëshiron. Makedonija Gj.P. ka siguruar mbijetesën dhe tani do të luftojë për Europën. Ne kemi të sigurta kualifikimet në Liga Europa, jemi në vend të tretë, mirëpo na pret skuadër e cila sigurisht nuk do të jetë e lehtë të mundet. Sipas meje, finalen e Kupës do ta vendosin nuansa”.



   
   
Aktuale

11.06.2019    Lajme

Faleminderit!

...

Kalendar

16 Qer

17:00 Maqedoni - Shqipëria
    Reprezentacioni A i femrave Miqësore
Reprezentacioni A