Kamp stërvitor i përfaqësueses U18

Publikuar më 12 Јуни, 2019 Deri më 19 vjet


Përfaqësuesja U18 e Maqedonisë (lojtarë të lindur në vitin 2002) në periudhën 14-20 qershor do të organizojnë kamp stërvitor në Dojran. Seleksionuesi Shkumbin Arsllani në këtë periudhë përveç seancave stërvitore ka paraparë dy ndeshje kontrolluese në qendrën stërvitore Istatov në Dojran të Ri. 

Në dy ndeshjet kontrolluese rival do të jetë KF Akademia Pandev (gjenerata e futbollistëve të viteve 2000-2001) edhe atë më 16 dhe 19 qershor me fillim në orën 17:00. 

Seleksionuesi Arsllani për këtë kamp ka ftuar këta futbollistë:

Portierë

Marko Alçevski (KF Akademia Pandev)

Ivan Nikollovski (KF Pobeda)

Hristijan Kitanovski (KF Vardar)   

Mbrojtës

Ali Asani (KF Vardar) 

Viktor Krsteski (KF Vardar)

Benjamin Dalipi (KF Hrvatski Dragovoljac)

Filip Kostovski (KF Nju Stars)

Altrim Jakupi (KF Shkëndija)

Aleksandar Gjurkovski (KF Vardar)

Spase Terziev (KF Akademia Pandev)

Antolij Petejçuk (KF Vardar)

Mesfushorë

Dimitar Todorovski (KF Rabotniçki)

Luka Stankovski (KF Rabotniçki)

Ivan Nikollov (KF Akademia Pandev)

Eren Partalko (KF Akademia Pandev)

Leonid Ignjatov (KF Vardar)

Hamza Ramani (KF Shkupi)

Lavdrim Latifi (KF Boldkluben 1893)

Andrija Zhiviq (KF Radniçki Nish)

Armend Ademi (KF Rabotniçki)

Sulmues

Fiton Ademi (KF Shkëndija)

Mario Ilievski (KF Septemvri-Sofije)

Jasin Mushe (KF Shkupi)

Danail Tasev (KF Tikvesh)

„Qëllimi i grumbullimit është që gjatë kësaj jave në seancat stërvitore dhe ndeshje sa më shumë të kombinojmë ekipin mes veti. Kemi lojtarë të rinjë që do të kenë shans në këtë kamp dhe sinqerisht shpresoj ta shfrytëzojnë. Njëkohësisht dua ky kamp të jetë përgatitje e fundit para turneut të fortë ndërkombëtar që na pret në muajn gusht në Republikën Çeke. Shpresoj të kemi javë të suksesshme  dhe gjithë reprezentuesit të japin maksimumin dhe të punojnë me përgjegjësi“", deklaroi seleksionuesi i përfaqësueses U18 të Maqedonisë, Shkumbin Arsllani.



   
   
Aktuale

08.07.2019    Lajme

Filloi ndërtimi i tribunës së stadiumit në Çair

Muamed Sejdini, president i FFM-së: Bashkarisht, vëllezërisht dhe me frymë sportive të ndërtojmë stadium europian...

Kalendar

03 Сеп

00:00 Austria - Maqedoni
    Reprezentacioni A i femrave per kualifikimet në Europian

05 Сеп

20:45 Izraeli - Maqedoni
    Reprezentacioni A per kualifikimet në Europian

09 Сеп

20:45 Letonia - Maqedoni
    Reprezentacioni A per kualifikimet në Europian

10 Сеп

16:00 Maqedoni - Ishujt Fare
    U21 per kualifikimet në Europian
Reprezentacioni A