Intervistë me UD presidentin e FFM-së Muhamed Sejdini

Publikuar më 14 Ноември, 2018 Lajme

Investimi në fushat e futbollit është i qëlluar! Do të vazhdojmë me aktivitete të ndryshme për zhvillimin e futbollit.

Njiheni si punëtor shumëvjeçar në futboll që i njihni shkëlqyeshëm rethanat në futbollin e Maqedonisë. Njeri që prej kohësh ka qenë në Federatën e futbollit të Maqedonisë dhe që shkëlqyeshëm i njeh strukturat e brendshme dhe mërrëdhëniet, për çka krejtësisht e natyrshme ishte të drejtoni federatën si ushtrues detyre president i FFM-së. Punët funksionojnë shkëlqyeshëm, ekziston koordinim, punë ekipore. Çka ka ndikuar që gjërat të ecin në këtë mënyrë?

“Përgjigja e vërtetë për këtë pyetje mendoj se është bashkimi që na karakterizon dhe respekti i madh të tregojmë për gjithë familjen e madhe të futbollit në vendin tonë. Federatë e fuqishme nënkupton kujdes dhe bashkëpunim për zhvillim të futbollit me të gjithë, nga të vegjëlit deri te të mëdhenjtë, Lidhjet e futbollit Komunal, prej klubeve të Ligës së Parë deri te ekipet e kategorive më të ulëta, nga Liga e fëmijëve, përmes përfaqësueseve të moshave deri te ekipi A i Maqedonisë.

Si njeri i futbollit, gjithmonë dhe jo vetëm në periudhën e fundit që kur unë veproj si u.d. president i Federatës së futbollit të Maqedonisë, vlerësoj se duhe të na karakterizojë transparenca dhe qëndrimi i hapur me të gjithë. Futbolli ynë do të zhvillohet vetëm nëse çdo individ jep kontributin e tij dhe angazhohet të sigurojë kushte më të mira për punë. Për këtë angazhohem edhe tani, edhe pse shumë i rëndësishëm është bashkëpunimi nga të gjitha institucionet, madje edhe mbështetja e shtetit, dhe sidomos bashkëpunimi dhe mbështetja nga mjediset lokale. Për çdo federatë, çdo kuptim i ndryshëm i gjërave do të ishte i gabuar.”

Cilat janë aktivitetet e ardhshme të federatës?

“Do të vazhdojmë të luftojmë për infrastrukturë më të mirë dhe për finansim kualitativ dhe serioz në futboll, si dhe do të luftojmë paraqitjet dhe sjelljet negative në futboll. Unë jam i sigurtë se shumë organizata do të donin të jenë në pozitën e Maqedonisë, por për këtë status ne vet kemi luftuar dhe falë familjes së futbollit dhe mbështetjes miqësore nga autoritetet e larta të UEFA-së dhe FIFA-së. 

Përderisa duam suksese, duhet të kemi unitet ashtu si në ekip futbolli. Atë e duam tani, të punojmë së bashku për të avansuar futbollin e Maqedonisë dhe zhvillimin e klubeve.

FFM është më shumë se përfaqësuesja A që kordinohet në kuadër të një prej federatave më të mëdha sportive?

Kemi përgjegjësi dhe mundësi, por edhe privilegj për të menaxhuar futbollin në Maqedonia në të gjitha aspektet e saj. Por për ne elementi më i rëndësishëm është përmirësimi i infrastrukturës së futbollit në vendin tonë, ta vazhdojmë me punën e mirë në kategoritë e reja dhe në akademinë e FFM-së, ndërsa do të isha shumë i lumtur në përfaqësuesja ‘A’ do të siguronte një vend në event të madh.

Si një trup futbollistik, ne ndihmojmë pothuajse në të gjitha mjediset në Maqedoni, financojmë apo jemi pjesë e të gjitha projekteve kryesore të futbollit, por çështja e infrastrukturës nuk duhet të adresohet plotësisht tek ne, FFM nuk është një kompani ndërtimi, marrim pjesë të fondeve nga UEFA dhe FIFA, por investojmë edhe edhe mjete tona në infrastrukturën e futbollit.

Absulutisht në këtë pjesë na duhet mbështetje më e madhe dhe ndihmë nga komunat. Duhet të kuptojmë se investimet në fushat e futbollit, janë investime të mira. Për mua apo për FFM është e rëndësishme në të gjithë vendin nga Gjevgjelia dhe Strumica, Shtip dhe Koçani përmes Manastirit dhe Ohrit, Kërçovës dhe Gostivarit deri në Tetovë dhe Shkupi të ketë qindra terrene natyrale apo artifificiale me reflektorë sepse vetëm në këtë mënyrë ne kemi mundësi të luajmë rol të rëndësishëm në eliminatore, pavarësisht nëse ato janë brenda kaudrit të të rinjëve apo përfaqësueses ‘A’.


Kemi ekip të futbollit për respekt. Individ të shkëlqyeshëm dhe sinergji të mirë mes tyre. Më në fund kemi shans për të marrë pjesë në një garë të madhe. Vijojnë ndeshjet e fundit kualifikuese të UEFA Ligës së Kombeve, cilët janë pritshmëritë e tua?

Ne jemi krenar me futbollistët dhe stafin teknik te përfaqësuesja ‘A’. Nuk kemi kudnërshtime, jemi të parët në grupë, kemi futbollist të shkëlqyer dhe ne vendosim për veten. Jam i sigurt se se do të kemi sukses ta konfirmojmë vendin e parë. Por, dëshirojë t’i porosisë futbollistët dhe tifozët që të qëndrojnë modest dhe të qetë. Të shkojmë ndeshje pas ndeshje. Dëshiroj ta mbajmë energjinë pozitive dhe të jemi edhe më të mirë.

Në dy ndeshjet e fundit në shtëpi, publiku u rikthye në tribuna. Nuk kishim ndonjë kundërshtarë atraktiv, ndërsa publikë kishim mbi 10.000 prezent. Çfarë dëshironi për ndeshjen e radhës?

Gjithashtu mbështetje të fortë dhe numër të madh të publikut nga të gjitha gjeneratat. Dëshirojë fitore, tifo korrekte dhe futbolli të na bashkon të gjithëve. Le ta kalojmë ndarjen, urrejtjen dhe nacionalizmin. Futbolli është sport që sjell gëzim dhe ashtu në të jetë edhe në të ardhmen.



   
   
Reprezentacioni A