IN MEMORIAM: Vdes Dushan Tomiq

Publikuar më 23 Април, 2017 Lajme


Në moshën 59-të vjeçare ka ndëruar jetë portieri legjendar i KF Teteskit, Dushan Tomiq. Ai vite me rradhë ishte i pazëvendësueshëm në portën e ekipit tetovar edhe atë në periudhën kur Teteksit ishte klub me respekt jo vetëm në Maqedoni, por edhe në ish-Jugosllavi. Tomiq një periudhë ishte edhe pjesë e Lubotenit. Kështu, në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar ai ishte shumë i dashur në opinionin e futbollit në Tetovë. Ndryshe në karrierën e tij shumëvjeçare Tomiq ka mbrojtur edhe për Crvena Zvezdën dhe Radniçkin e Nishit.

Pas përfundimit të karrierës aktive Tomiq filloi punën si trajner, nga viti 2001 ishte ndihmës i Lupko Petroviqit si trajner i portierëve në ekipin kinez Guan të Pekinit. Aty qëndroi dhjetë vite, për të vazhduar më pas edhe në disa skuadra tjera të ligës së parë në Kinë. Ai do të mbahet mend në historinë e futbollit të Kinës si një prej trajnerëve më të mirë të huaj që është ulur në pankinë në më shumë se 400 ndeshje, që paraqet një rekord në vete. 



   
   
Reprezentacioni A