Igor Angellovski publikoi listën e futbollistëve për ndeshjet me Slloveninë dhe Poloninë

Publikuar më 03 Октомври, 2019 Lajme, Lajme


Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Igor Angellovski ka thirur 23 futbollistë për dy ndeshjet e rradhës me Slloveninë (10 tetor, Shkup) dhe Poloninë (13 tetor, Varshavë) në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Europian të vitit 2020.

Për shkak të lëndimit në dyshim është Enis Bardhi, ndërsa Egzon Bejtullai shkaku i kartonave të verdhë do të mungojë kundër Sllovenisë dhe do të jetë në kombinim për lojë vetëm për takimin me Poloninë. 

Grumbullimi i ekipit përfaqësues është caktuar për datën 7 tetor (e hënë) në orën 12:00 në hotelin Grand Plaza në Shkup.



   
   
Reprezentacioni A