Humbje e pa fat e përfaqësues U 18 të femrave të Maqedonisë

Publikuar më 01 Јули, 2014 Deri më 19 vjet Femra

Përfaqësuesja e Maqedonisë ka humbur me rezultat 0:1 nga Bullgaria në xhiron e parë të turneut zhvillues të UEFA-së, për futbolliste të moshës deri në 18 vjeç në konkurencë të femrave.

Gjatë gjithë ndeshjes reprezentueset e Maqedonisë ishin kundërshtar më i mirë, mirëpo për fat të keq raporti i tillë i forcave nuk u shpërblye me gol. Dënimi për shanset e humbura erdhi në momentet e fundit të takimit. Golashënuese e golit të vetëm për mysafiret ishte Lora Dimitrova. Përkundër humbjes, gëzon paraqitja e mirë para turneut kualifikues që në muajin shtator do të zhvillohet në Portugali dhe ku përveç kombëtares vendase do të marrin pjesë edhe Rusia dhe Bjellorusia.

Në këtë ndeshje Maqedonia luajti me këtë formacion:

Angela Peeva (Matea Manojlovska 46’), Aleksandra Popovska (Evgenija Tapovska 64’), Ana Mickovska, Stefi Skerlevska, Elena Nakoska (Ane Boshevska 46’), Simona Krstanovska, Natasha Levkova, Arlinda Adili (Viloeta Jançeva 83’), Aleksandra Markovska (Daniela Velevska 46’), Shqipe Bojku dhe Sashka Kokallovska (Simona Dameska 61’).

“Jam i kënaqur me lojën, por jo edhe me rezultatin. Futbollistet luajtën lojë të mirë. Kishim shumë shanse, mirëpo për fat të keq pranuam gol në fund. Kundër Serbisë do të dalim me formacion komplet ndryshe dhe do të tentojmë të befasojmë kundërshtarin. Qëllimi ynë kryesor është që të krijojmë ekip për turneun kualifikues në Portugali”, u shpres seleksionuesi Astrit Merko.




   
   
Reprezentacioni A