Hasani dhe Bejtullai shkaku i lëndimeve mungojnë me Lihtenshtejnin

Publikuar më 19 Март, 2017 Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë më 24 mars në Vaduz me ndeshjen kundër Lihtenshtejnit i vazhdon ciklin eliminator për kualifikim në Kampionatin Botëror që vitin 2018 do të zhvillohet në Rusi.

Reprezentuesit tanë Ferhan Hasani dhe Egzon Bejtullai për shkak të lëndimeve nuk do të jenë në gjendje ti vihen në shërbim seleksionuesit Igor Angellovski. Dy futbollistët e Shkëndijës së Tetovës sot kishin teste mjekësore shtesë, pas të cilave u vërtetua se nuk do të mund të jenë në kombinim për tu paraqitur kundër Lihtenshtejnit.

Seleksionuesi i përfaqësueses më të mirë të vendit Igor Angellovski në vend të të lënduarve Hasani dhe Bejtullai për dy ndeshjet e rradhës ftoi Stefan Spirovskin e Vardarit dhe Kristijan Toshevskin e Pelisterit.



   
   
Reprezentacioni A