Grumbullohet përfaqësuesja A, mungojnë edhe Alioski e Triçkovski, ftesë për Kostadinovin

Publikuar më 11 Ноември, 2019 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë sot ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e fundit eliminatore kundër Austrisë (16 nëntor) dhe Izraelit (19 nëntor) të kualifikimeve për Kampionatin Europian të vitit 2020. 
Seleksionuesi i ekipit përfaqësues Igor Angellovski përballet me probleme rreth formacionit, pasi edhe Ezgjan Alioski del jashta kombinimit shkaku i lëndimit, ndërsa në dyshim mbetet Ivan Triçkovski që vështirë të rikuperohet në kohë. Për këtë qëllim në mënyrë shtesë ftesë ka marrë Tihomir Kostadinov nga rradhët e Ruzhomberog-ut të Sllovakisë. 

"Nuk guxon të ketë pyetje nëse kemi motiv. Kur flasim për ekipin përfaqësues, secili që merr ftesë patjetër të ketë motiv", tha seleksionuesi Igor Angellovski në grumbullimin e parë të ekipit përfaqësues para ndeshjeve me Austrinë dhe Izraelin. 

Ai shtoi se përkundër problemeve me lojtarë të lënduar, nuk ka ankesa dhe është i bindur se ata që do të luajnë, do të japin maksimumin për rezultat të mirë.

"Alioski definitivisht bie nga kombinimi, Triçkovski ka kryer ekzaminimet dhe presim rezultatet. Darko Velkovski dhe Stefan Ristovski përfundimisht vijnë, pastaj do të vendosim nëse do të jenë të gatshëm për lojë. Gjithashtu Musliu, Nestrovski dhe Nikollovski janë këtu dhe dijmë se nuk do të luajnë kundër Austrisë shkaku i kartonave të verdhë. Së pari do të dëshiroja të jenë gati për lojë Spirovski dhe Velkovski. Nuk mendoj për të thirur tjetër lojtar. Për lojtarë defanziv nuk është se ka shumë zgjidhje në kampionatin tonë. Zajkov, Mlladenovski, Toshevski dhe Ristevski, ata janë lojtarët nga të cilët mund të kompletohet mbrojtja. Ademi ka plasëritje në shputën e këmbës dhe patjetër të pauzojë", shtoi Angellovski që shpreson në rezultat pozitiv në fund të eliminatoreve.

"Jemi në vend të tretë dhe dua aty të mbetemi. Kemi për qëllim të fitojmë sa më shumë pikë që mundemi për të provuar sa më shumë variante taktike për atë që na pret në muajin mars", përfundoi seleksionues. 

Visar Musliu nuk do të luajë në ndeshjen e parë në Austri shkaku i kartonave të verdhë, mirëpo potencoi përkrahje për ata që do të luajnë për të nxjerrë rezultat pozitiv në Vienë. 

"I inkurajoj bashkëlojtarët e mi që do të luajnë kundër Austrisë. Edhe pse unë nuk do të paraqitem, besoj të jenë në nivel të lartë, posaçërisht në fazën e mbrojtjes", tha Musliu. 

Ekipi përfaqësues sonte në orën 19:00 do të zhvillojë seancën e parë stërvitore në qendrën "Petar Milloshevski". 



   
   
Reprezentacioni A