GJUROVSKI: FILLIMI ËSHTË POZITIV, KEMI KUSHTE IDEALE NË AUSTRI

Publikuar më 21 Мај, 2014 Lajme

Përfaqësuesja e futbollit të Maqedonisë ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet kontrolluese me Kamerunin dhe Katarin që do të luhen në Kufshtajn të Austrisë më 26 maj dhe Rieti të Italisë më 30 maj.

Me arritjen e Besart Abdurahimit, seleksionuesi i Maqedonisë, Boshko Gjurovski seancën e parë stërvitore në tokën austriake e realizoi me pjesën më të madhe të futbollistëve në të cilët llogarit për këto dy ndeshje, ndërsa gjatë ditës së nesërme pritet ekipi të jetë komplet me arritjen e David Babunskit dhe sipas gjithë gjasave Daniel Mojsovit, ndërsa pasnesër bashkangjitet edhe Goran Popov.

“Falemenderim mikëpritësve në emër të Federatës së futbollit të Maqedonisë për pranimin e shkëlqeyshëm, kushtet që kemi këtu janë të veçanta, për lojtarët dhe stafin teknik dhe kjo është shumë me rëndësi. Kemi ekip të ri, prespektiv dhe ekipë që ka dëshirë të përparojë. Për trajnerët, sigurisht më me rendësi është që të shohin së pari këtë dëshirë, ndërsa unë jam i sigurtë që kam parë një gjë të tillë edhe pse relativisht jemi shumë shkurtë së bashku. Shpresoj se gjithë do të jemi shëndosh, pasi nuk kemi fond të madh të futbollistëve. Fokusi i këtyre përgatitjeve nuk do të drejtohet në stërvitje të rënda dhe fizike, do të punojmë para se gjithash në taktikën e lojës. Lojtarët për ne janë më të rëndësishëm, tentojmë të bëjmë një atmosferë si në një familje futbollistike. Secili mundet dhe ka shansin që të imponohet, mirëpo vetëm me kualitetin e treguar. Më gëzon fakti se këto 10-të ditë do të jemi së bashku, do të shohim si do të rrjedhin përgatitjet në ditët në vijim dhe atëherë do të kemi pasqyrë më të qartë për gjithë repartet e ekipit. Fillimi është pozitiv”, deklaroi seleksionuesi i Maqedonisë, Boshko Gjurovski.

Njëri prej futbollistëve më me përvojë në përfaqësuese, portieri Tome Paçovski, vlerëson se këto përgatitje mund të jenë shumë të vlefshme për sfidat e ardhshme me të cilat do të përballet ekipi përfaqësues.

“Kjo sigurisht është mënyra e mirë për tu përgatitur për ndeshjet me Kamerunin dhe Katarin. Kemi kohë të mjaftueshëme dhe kushte ideale për punë, mund të demonstrojmë atë që seleksionuesi kërkon nga ne dhe mendoj se do të jemi të mirë në të dyja ndeshjet. Në ekip ka disa futbollistë të rinjë dhe shpresoj se secili do të kuptojë detyrën e tij në nivelin më të lartë dhe do të luftojë për progresin e gjithë ekipit”, deklaroi portieri i ekipit përfaqësues, Tome Paçovski.

Nesër, ekipi përfaqësues do të zhvillojë dy seanca stërvitore, në orën 10:30 në mëngjes dhe në orën 17:30 pas dite. Gjatë ditës së nesërme arrin David Babunski i cili sipas gjithë gjasave edhe Daniel Mojsov. Goran Popov ekipit përfaqësues i bashkangjitet pasnesër. Ndeshja me Kamerunin luhet më 26 maj në orën 19:00 në Kufshtajn të Austrisë.




   
   
Reprezentacioni A