Futsall: Zhelezareci feston titullin e dyfishtë

Publikuar më 30 Мај, 2016 Lajme, Fustsall


Kampioni i futbollit të vogël Zhelezareci ka mbrojtur titullin e dyfishtë nga sezoni i kaluar me fitore bindëse 7:0 përballë Juventus Seravës në finalen e Kupës së Maqedonisë në futsall, e cila u zhvillua në Manastir.

Në fillim të ndeshjes favoriti Zhelezareci kishte disa mundësi të shkëlqyeshme, mirëpo portieri i Juventus Seravës ndali disa goditje të vështira dhe nuk lejoi kampionët të gjejnë epërsinë e shpejtë. Megjithatë, rezistenca e Juventusit u thye në fund të pjesës së parë kur Martin Todorovski shënoi gol për epërsi 1:0.

Në fillim të pjesës së dytë menjëherë shumë më konkret u shfaq Zhelezareci deh me shpejtësi dyfishoi rezultatin me anë të Ismailit në minutën e 25-të, ndërsa në të 27-ën Todorovski ngriti rezultatin në 3:0. Goleada e Zhelezarecit vazhdoi edhe në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes kur Leovski në të 30-ën, Petroviq në të 32-ën, Krstevski në të 33-ën dhe Rangotov në minutën e 37-të fiksuan rezultatin final 7:0.

Me këtë fitore klubi me më shumë trofe në futsallin e Maqedonisë arriti deri te titulli i 6-të në Kupën e Maqedonisë dhe sërish fitoi dy trofetë në fustallin elitar të vendit, duke vërtetuar dominimin e tyre. 




   
   
Reprezentacioni A