FOTO: Të rinjtë e Akademisë së FFM-së hynë në shtëpinë e re

Publikuar më 09 Август, 2018 Lajme, Akademia e Futbollit


Gjeneratat 2004 dhe 2005 të Akademisë së FFM-së edhe zyrtarisht janë vendosur në shtëpinë e re, hapsirat për banim të kompleksit 'Shtëpia e futbollit'. Objekti në kuadër të kompleksit 'Shtëpia e futbollit' në vete përmban hapsira për vendosje për nxënësit e Akademisë Elite të FFM-së/UEFA-s, si dhe të rinjtë e ekipeve nacionale. 

Plotësisht të pajisura me gjërat e nevojshme për banim janë 30-të dhoma dy krevatëshe, apartamente për seleksionuesit dhe personat e specializuar, si dhe hapsira të përbashkëta si palestër për mbledhje, klasa dhe kuzhinë.

Hapsira për banim është dedikuar për qëndrimin e nxënësve të Akademisë së Futbollit gjatë vitit shkollor, ndërsa me nevojë të njejtat do të shfrytëzohen edhe për ekipet e reja nacionale para ndeshjeve. 

Ky është objekti i parë i këtij lloji në Maqedoni, ndërsa me hapjen e tij vërtetohet se FFM punon në përputhmëri me vizionin e saj: Futbolli në rradhë të parë, krijojmë mundësi për të gjithë.

Një prej përcaktimeve të Federatës së futbollit të Maqedonisë është të identifikojë dhe të bëjë më të mirë jetën e futbollistëve të rinjë. 



   
   
Reprezentacioni A