Filluan përgatitjet e përfaqësueses U 17 të femrave

Publikuar më 01 Август, 2014 Deri më 17 vjet Femra

Përfaqësuesja e femrave U 17 të Maqedonisë prej 4 deri më 7 gusht do të jetë pjesëmarëse në turneun zhvillues të UEFA-së që do të zhvillohet në Stara Pazova (Serbi).

Në këtë trune marin pjesë edhe reprezentacionet e Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, ndërsa do të garojnë me futbolliste të linduara në vitet 1997, 1998 dhe 1999. Përfaqësuesja jonë e re ndeshjen e parë do ta zhvillojë më 5 gusht përballë përfaqësueses vendase, Serbisë. Një ditë më vonë, më 6 gusht në Maqedonia do të mas forcat me Bosnjë e Hercegovinën.

Seleksionuesi Kiril Izov ka thirur këta futbolliste:

Magdalena Levskoska (Top Gol), Biljana Kitanova (Top Gol), Ivana Ilijoska (Top Gol), Sara Huseini (Top Gol), Mila Talevska (Top Gol), Tamara Jankovska (Top Gol), Jana Çubrinovska (Shkolla e futbolli Xhipunov), Elena Petrovska (Edinstvo), Simona Jankullovska (Edinstvo), Elma Sheshmoviq (Borec), Anastasija Mitrevska (Recica), Viktorija Pançurova (Tiveria Istatov), Pavlina Nikollovska (Tiveria Istatov), Aleksandra Simonovska (AS Junajted), Vesna Taneska (AS Junajted), Yllza Maksuti (AS Junajted), Nikolina Trajkovska (Koçani), Ana Bllagonova (Koçani), Simona Krstanovska (Koçani) dhe Stefani Skerleska (Konzuli).

“Sa u përket këtyre dy ndeshjeve ne hyjmë me formacion të kompletuar. Jemi përforcuar shtesë me Simona Krstanovskan dhe Stefani Skerlevskan. Edhe pse të lindura në vitin 1997 ata kanë të drejtë të luajnë në turne zhvillues. Prioriteti ynë është që tu japim shans për të luajtur të gjithë futbollistëve të ftuara, pasi që këto dy ndeshje janë përgatitje e fundit para kualifikimeve të tetorit në vendin tonë. Pa marë parasysh me cilin formacion do të luajmë, rezultati në asnjë moment nuk do të jetë në plan të dytë”, deklaroi seleksionuesi, Izov.

Përgatitjet për turneun zhvillues kanë nisur dje në Shkup dhe do të zhvillohen deri më 3 gusht. Përfaqësuesja e Maqedonisë në turnen kualifikues të muajit tetor gjendet në grup me Danimarkën, Turqinë dhe Kazakistanin.



   
   
Reprezentacioni A