Filloi ndërtimi i tribunës së stadiumit në Çair

Publikuar më 08 Јули, 2019 Lajme

Muamed Sejdini, president i FFM-së: Bashkarisht, vëllezërisht dhe me frymë sportive të ndërtojmë stadium europian

Federata e futbollit të Maqedonisë në drejtim të avansimit të infrastrukturës së futbollit në vendin tonë dhe tashmë projekteve të paralajmëruara për ndërtimin e tribunave, sot në komunën e Çairit edhe zyrtarish startoi aktivitetet ndërtimore për tribunën e re në stadiumin në Çair me kapacitet prej 1792 ulëseve, e cila do të jetë e mbuluar dhe në kuadër të të njejtës do të ndërtohen edhe hapsirat teknike, VIP, kabinë me e mbyllur për TV komenatatorët dhe platforma për personat me nevoja të veçanta. 

Fillmin e punimeve për ndërtimin e tribunës së re sipas standareve të UEFA-së dhe që do të plotësojë kriteriumet europiane e shënuan sot presidenti i Federatës së futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini, kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, kryetari i Komunës së Shkupit, Petre Shilegov, numër i konsiderueshëm i përfaqësuesëve të lartë politikë, mes tyre ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe legjenda dhe ish-futbollistë të ish-Slloga Jugomagnatit dhe tani Shkupit. 

“Jam shumë i lumtur që jemi tubuar këtu për të shënuar fillimin e punimeve për ndërtimin e tribunës së re të këtij stadiumi që në vete bart aq shumë suksese dhe momente historike. Të bindur se kjo tribunë i mungonte këtij stadiumi, me shumë kënaqësi vendosëm që pikërisht në këtë projekt të orientojmë mjetet e fituara nga UEFA përmes programeve Hat-Trick. Tribuna do të jetë sipas gjitha standardeve të UEFA-së e shoqëruar me hapsirat nën tribunë të cilat  përfundimisht këtij stadiumi do t'i plotësojnë pjesët e munguara deri tani.
Falemenderoj krerët e Komunës së Çairit për bashkëpunimin në drejtim të realizimit të përbashkët të këtij projekti. Çairi dhe klubi i Shkupit-t kanë merituar të kenë një stadium të tillë. Shkupi ka një histori të begatshme në kampionatin tonë të futbollit, ndaj dhe meriton që në një stadium të tillë të vazhdojë të shkruajë ende në të. Uroj që ky sukses të vijojë akoma dhe më shumë në të ardhmen. Shkojmë hap pas hapi, por të gjithë bashkarisht, FFM, UEFA përmes programës për zhvillim dhe Komuna e Çairit”
, deklaroi presidenti i FFM-së, në hedhjen e gurthemelit dhe shënimit të startit të punimeve për ndërtimin e tribunës së re në stadiumin e KF Shkupit.



   
   
Reprezentacioni A