FFM organizoi takim pune me mjekët e ekipeve vendore – Situatat urgjente në teren, kontrolli dhe trajtimi

Publikuar më 18 Јануари, 2019 Lajme


Duka pasur parasysh faktin se të gjithë futbollistët meritojnë nivel të lartë të kujdesit mjekësor dhe mbështetje, dhe me këtë rast duke respektuar programin e UEFA-së „FDEP“ që ka qëllim të harmonizojë nivelin e kujdesit mjekësor në futbollin evropian, Federata e futbollit të Maqedonisë për herë të dytë organizoi kurs „FDEP“ 1, gjegjësisht një lloj takim pune për mjetët. Gjithsej 32 mjekë nga ekipe të Maqedonisë dhe mjekë të ekipeve përfaqësuese morrën pjesë në takimin e punës që u mbajt në hotelin ‘Kontinental’ në Shkup.

Seminari u drejtua nga Dr Ilija Stoilov, që punoi me katër instruktorë shtesë të cilët posedojnë liçencë për instruktorë për mbështetje themelore dhe të avansuar, të dhëna nga Këshilli Evropian për reanimacion.

Mjekët prezantuan njohuritë dhe shkathtësitë e tyre për kornizën strukturore, gjegjësisht për atë se vlerësojnë të sëmurit kritikë apo lëndimet e lojtarëve që duhet t’i mjekojnë, si dhe futbollistët apo punëtorët tjerë sportive që kanë përjetuar atak kardiak, sipas sugjerimeve Evropiane për reanimacion.

Të gjithë pjesëmarrësit përshendetën përsëritjen e kursit me standarde të larta dhe paisjet për trajnim, duke u pajtuar se thelbi i kujdesit të suksesshëm medicinal janë aftësitë e mira dhe dija, mirëpo gjithashtu edhe kërkesat minimale medicinale – paisjet të cilat UEFA i sugjeron fuqishëm si obligative për gjithë ndeshjet nën ombrellën e UEFA-së, por edhe garave nacionale.

Mjekët me sukses kompletuan gjithë aspektet, duke kyçur edhe testin me shkrim, si dhe testimet praktike në skenë për përdorimin e reaksioneve kardiopulmonare (KPR), defibrilatorëve automatikë të jashtëm (AED), teknikave të stabilizimit në terren: rolit logjik, palcës kurrizore dhe jakës së qafës dhe menaxhimin e rasteve me trauma.

Nëse qëllimi i kursit është të mësojë dhe rifreskojë teknikat e trajtimit efektiv, të shpërndahen përvojat reale në futboll, të identifikohen praktikat më të mira, seminari vlerësohet një sukses i plotë, siç dëshmohet nga të gjithë pjesëmarrësit”, shprehet Dr Ilija Stoilov.



   
   
Reprezentacioni A