FFM ndau paisje dhe rekuzita për stërvitje klubeve të ligës së femrave dhe zhvilloi seminar për licencim

Publikuar më 13 Февруари, 2019 Lajme


Sektori për licencim dhe ai për futboll të femrave në Federatën e futbollit të Maqedonisë kanë mbajtur mbledhje pune me klubet e Ligës së Parë të femrave të Maqedonisë me temën – Licencimi për klube për pjesëmarrje në garat nën organizim të UEFA-së, si dhe licencimi që do të bëhet në të ardhmen për garim në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë në konkurencë të femrave. Përfaqësuesve të 14 klubeve të pranishëm në mbledhjen e mbajtur në “Shtëpinë e futbollit” u prezentuan kriteret minimale të Rregullores së FFM-së për licencim për pjesëmarrje në garat e UEFA-së. Gjithashtu, me përfaqësuesit e klubeve u fol për fillimin e licencimit për pjesëmarrje në LPFM në konkurencë të femrave që do të nis prej dhjetorit të vitit 2019, ndërsa do të vlejë për sezonin garues 2020/2021.

“Në pajtueshmëri me Planin strategjik të FFM-së në të cilin është paraparë fillimi i licencimit të klubeve në futbollin e femrave, të motivuar nga ndryshimet dhe plotësimet e Rregullores së UEFA-së për licencim të klubeve, Sektori për licencim së bashku me Sektorin për futboll të femrave startojnë këtë proces të bashkëpunimit të klubeve nga Liga e Parë e futbollit të Maqedonisë në konkurencë të femrave. Ideja jonë dhe qëllimi kryesorë në procesin e licencimit është përmirësimi i gjendjes së klubeve në futbollin e femrave, posaçërisht në pjesën e strukturës dhe infrastrukturës, angazhimi i personave kompetent, stabilitet dhe qëndrueshmëri të klubeve. Shpresojmë se klubet pozitivisht do t’u përgjigjen kërkesave nga Rregullorja për licencim dhe do të jenë të hapura për bashkëpunim, me qëllim që bashkarisht të kontribuojmë për futboll më të mirë në konkurencë të femrave”, deklaroi Mario Gjurçinovski, menaxher për licencim në FFM.

Pas përfundimit të pjesës së punës në mbledhjen me përfaqësuesit e klubeve në Ligën e femrave, Federata e futbollit të Maqedonisë përmes personit përgjegjës në FFM për futbollin e femrave, Kushtrim Luma ndau donacion paisje (topa futbollit dhe rekuzita për stërvite) gjithë 14 klubeve të Ligës së Parë të futbollit të femrave (Dragon, Istatov, Tiveria, Tetova 2017, AS Junajted, Atletiko, Top Gol, Luboten, Sasa-Makedonska Kamenicë, Prilep, Koçani, Borec, Plaçkovica dhe Reçica).



   
   
Aktuale

17.05.2019    Lajme

Krerët e FFM-së në mbledhje me asosiacionet anëtare të UEFA-së

Presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini dhe sekretari i përgjithshëm, Filip Popovski qëndrojnë në Hungari në mbledhje me aso...

Kalendar

07 Qer

20:45 Maqedoni - Polonia
    Reprezentacioni A per kualifikimet në Europian

10 Qer

20:45 Maqedoni - Austria
    Reprezentacioni A per kualifikimet në Europian
Reprezentacioni A