FFM mbajti forum për trajnerë

Publikuar më 26 Февруари, 2020 Lajme, Seminare

Në forumin e mbajtur në Shkup, më shumë se 400 trajnerë vendor, bartës të diplomave të UEFA-së kanë dëgjuar ligjeratat për trendet në futbollin modern.

Qendra për Edukim pranë Federatës së futbollit të Maqedonisë bashkë me organizatën e trajnerëve me 24 shkurt mbajtën 'Forumin vjetor' për trajnerë. 

Në ngjarjen në hotelin "Aleksandër Pallas", trajnerët kishin mundësi të dëgjojnë prezantime në sferën e futbollit profesional, futbollistë të rinjë elitarë dhe futbolli grasrut. 

Në forumin në fjalë morën pjesë rreth 400 trajnerë nga Maqedonia, bartës të Diplomave të UEFA-së të të gjitha niveleve. Branimir Ujeviq, drejtor i sektorit për zhvillim të trajnerëve në FIFA ishte një prej ligjeruesve në këtë forum, ndërsa tema kryesore kishte të bëjë me pikëpamjet e trajnerëve për Kupën e Botës-Rusi 2018. Nga trajnerët vendorë prezantime kishin Zoran Stratev, drejtor teknik i FFM-së, Goran Staniq, seleksionues i përfaqësueses U19 të Maqedonisë dhe Mario Gjurçinovski, koordinator për edukim në FFM.  

Prezantimet dhe video materialet e gjithë prezentuesve në forum, si dhe raportin e detajuar dhe analizën e Kupës së Botës Rusi 2018, mund ta gjeni në linqet në vijim:

FIFA TSG Presentation FFM.pdf 

World Cup Report 2018.pdf 

Trendet në futbollin modern.pdf 

Menaxhimi me përfaqësuese të moshave.pdf 

Këshilla për trajnerët dhe prindët.pdf 



   
   
Aktuale
Kalendar
Reprezentacioni A