FFM-Liga e fëmijëve: Investimi në rini do na sjellë suksese në të ardhmen

Publikuar më 04 Јуни, 2018 Lajme, Ligat e Fëmijëve


Fundjavën e shkuar në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup u zhvillua turneu përfundimtar i Ligës së Fëmijëve për sezonin garues 2017/2018.

Në atmosferë të vërtetë të festivalit futbollistik kemi fituar emrat e kampionëve të ri në gjashtë kategori të ndryshme të moshave, ndërsa u ndanë edhe çmimet individuale për golashënuesit dhe portierët më të mirë në secilën kategori.

Turneun përfundimtar të Ligës së Fmijëve e ndoqi edhe presidenti i FFM-së, Ilço Gjorgjioski, i cili edhe një herë përsëriti përcaktimin e federatës për kujdes të veçantë ndaj të rinëjve, pasi që investimet në rini do të na sjellin suksese në të ardhmen.

“Fëmijët janë e ardhmja jonë. Do të doja të shikoj numër të madh nga këta fëmijë se si një ditë merren seriozisht me futboll. E vetmja gjë për të cilën mendonin fëmijët në turneun përfundimtar të Ligës së Fëmijëve të FFM-së ishte se si të arrijnë te topi dhe të luajnë futboll, ndërsa federata ynë gjithmonë do të mundohet të investojë në turne të këtij lloji. Detyrimi ynë është t’u japim më të rinjëve bazën, ndërsa më pas ata do të zhvillohen. Më e rëndësishme është fëmijët të jenë të kënaqur, pasi buzëqeshja e tyre nuk mund të blihet, ndërsa vlen shumë. Investimi në rini do të na sjellë shumë suksese futbollistike në të ardhmen. Do të doja të falënderoj gjithë ata që ndihmuan për të zhvilluar në këtë nivel Ligën e Fëmijëvëe të FFM-së, shpresoj dhe besoj se një ditë të paktën disa nga këta fëmijë do të jenë kandidatë për të luajtur në përfaqësuesen e Maqedonisë”, u shpreh presidenti i FFM-së, Ilço Gjorgjioski.

Fundjavën e kaluar (2 dhe 3 qershor) në terrenet e qendrës stërvitore “Petar Milloshevski” në turneun final të Ligës së Fëmijëve të FFM-së morrën pjesë 48 ekipe të cilat garuan në gjashtë kategori të ndryshme të moshës (gjeneratat 2005, 2006, 2007, 2008, 2009 dhe 2010. Në secilën kategori garuan nga tetë ekipe. Më shumë se 1000 fëmijë nga shtatë rajone të vendit ishin të pranishëm në turneun përfundimtar të Ligës së Fëmijëve të FFM-së.



   
   
Aktuale
Kalendar

16 Окт

14:30 Maqedoni - Gibraltar
    U21 per kualifikimet në Europian
18:00 Ermenia - Maqedoni
    UEFA Liga e Kombeve

20 Окт

11:00 Ishujt Fare - Izraeli
    U17 per kualifikimet në Europian
14:30 Spanja - Maqedoni
    U17 per kualifikimet në Europian

23 Окт

11:00 Spanja - Ishujt Fare
    U17 per kualifikimet në Europian
14:30 Izraeli - Maqedoni
    U17 per kualifikimet në Europian

26 Окт

14:30 Maqedoni - Ishujt Fare
    U17 per kualifikimet në Europian
14:30 Izraeli - Spanja
    U17 per kualifikimet në Europian

16 Ное

20:45 Lihtenshtajni - Maqedoni
    UEFA Liga e Kombeve
20:45 Maqedoni - Gibraltar
    UEFA Liga e Kombeve
Reprezentacioni A