FFM do të shpërndajë 457 195 euro klubeve të Ligës së Parë për zhvillimin e futbollit te të rinjtë

Publikuar më 05 Февруари, 2018 Lajme


Zhvillimi i futbollit te të rinjtë paraqet prioritet kryesor për Federatën e futbollit të Maqedonisë. Mjetet që UEFA i ndanë për zhvillimin e futbollit te të grupmoshat e reja FFM në vitet e kaluara (më shumë se një dekadë) i ndante për zhvillimin e futbollit në të gjithë kategoritë e reja me ndarje të paisjeve sportive, rekuiziteve dhe mjeteve tjera për punë. Këtë vit me kërkesë të një pjesë të klubeve (anëtare të Ligës së Parë në sezonin 2016/2017), këto mjete që vinë nga Fondi Solidar i Ligës së Kampionëve do të shpërndahen për zhvillim të skuadrave të reja vetëm klubeve profesioniste, gjegjësisht klubeve të Ligës së Parë në sezonin garues 2016/2017 si bartës të garave të UEFA-së për klube. Mjetet të cilat këtë vit arrinë shifrën e 457 195 eurove, shumë që arrin rritje për dyfishin në krahasim me vitet paraprake, do tu shpërndahen klubeve të Ligës së Parë që garuan në sezonin garues 2016/2017 edhe atë: Shkëndija, Vardari, Rabotniçki, Pelisteri, Renova, Sileksi, Pobeda, Shkupi, Bregallnica dhe Makedonija Gj.P.. Mjetet dedikohen ekskluzivisht për zhvillimin e futbollit te të rinjtë dhe për këtë do të ketë revision special nga ana e UEFA-së dhe FFM-së.

“Shprehim respekt të madh për gjithë klubet. Me këtë vendim të Federatës së futbollit të Maqedonisë tregojmë se bashkëpunimi me klubet është në nivelin më të lartë dhe se kemi një qëllim të vetem-të kujdesemi për zhvillim të mirë të futbollit. Shpresoj që në të ardhmen ky bashkëpunim do të jetë edhe më i mirë, pasi kjo është mënyra e vetme për rezultate më të mira.Nuk kemi patjetër gjithëmonë të mendojmë njejtë, secili ka të drejtë të shpreh mendimin e vet, ndërsa më pas bashkarisht të bëjmë më të mirën për futbollin e Maqedonisë. Ky vendim erdhi pikërisht në mënyrë të këtillë të komunikimit dhe mirëkuptimit me përfaqësues të klubeve. Futbolli në Maqedonisë do të zhvillohet vetëm nëse secili jep kontributin e tij dhe kujdeset për përmirësimin e kushteve. Në FFM angazhohemi pikërisht për këtë dhe gëzohemi që egziston unitet ndërmjet klubeve, pikërisht si në ekip futbollit. Periudhën e kaluar gjithë ishim krenar të rezultateve që shënuan ekipet tona të moshave, ndikim të madh në këtë kanë klubet dhe sinqerisht shpresojmë që këto mjete do të shfrytëzohen pikërisht në atë drejtim-të vazhdojmë të krijojmë kushte për futbollistë të ri kualitativ”, shprehet presidenti i Federatës së futbollit të Maqedonisë, Ilço Gjorgjioski.

Për Federatën e futbollit të Maqedonisë zhvillimi i futbollit te moshat mbetet një prej prioritetet kryesore, puna e sistemuar e “Akademisë së futbollit” tanimë jep rezultatet e programës së saj, mirëpo detyra jonë ëshët të zhvillohemi vazhdimisht, të avansojmë dhe të analizojmë e të rifreskojmë përmbajtjen e programës për punë në akademi. Këtë vit përfaqësueset e reja U 17 dhe U 19 për herë të parë do të jenë pjesë e fazës Elite të UEFA-së për kualifikim në Kampionatin Europian, ndërsa me sukses të madh dhe me numër më masiv deri tani, me më shumë se shtatë mijë fëmijë organizohet Liga e Fëmijëve pranë FFM-së. 



   
   
Reprezentacioni A