FFM dhe QKZHM shënojnë javën FARE

Publikuar më 17 Октомври, 2019 Lajme


Federata e Futbollit të Maqedonisë dhe Qendra për Kulturë dhe Zhvillim në vendin tonë për herë të 20-të organizojnë Javën e Veprimit - FARE - për të luftuar racizmin, nacionalizmin dhe të gjitha format e diskriminimit në futboll. Këtë vit ky aksion është organizuar në 60 shtete të ndryshme, duke përshfirë mbi 150.000 individë dhe 2.000 organizata. Rrjeti FARE po bëhet një strukturë gjithnjë më e madhe që lufton vazhdimisht kundër të gjitha formave të diskriminimit në futboll dhe për të forcuar dimensionin shoqëror të futbollit në shoqëri.

Federata e Futbollit të Maqedonisë dhe ekipet e LFM-së edhe këtë vit marrin pjesë në festimin e Javës së Aksionit FARE “Football people” që kanë për qëllim luftimin e nacionalizmit, diskriminimit dhe racizicmit.

“Futbolli është lojë që duhet të jetë e arritshme për të gjithë, pavarësisht se kush është, nga vjen dhe si luan. Në futboll nuk ka vend për nacionalizëm dhe diskriminim, futbolli i afron njerëz me fe dhe kombësi të ndryshe ose me ngjyra të ndryshme të lëkurës. Tribunat e stadiumeve të futbollit duhet të jenë vende të afrimit, respektit dhe tolerancës si ndërmjet lojtarëve, gjyqtarëve ashtu edhe zyrtarëve si dhe mes tifozëve. Për ne si Federatë e Futbollit të Maqedonisë, rezultati sportiv është kriteri i vetëm për diferencën në fushat e futbollit”, tha zëvendës sekretari i FFM-së, Drilon Ganiu.

“QKZHM dhe FFM me jubileun e 20 vjetorit të këtij aksioni tregojnë angazhimin e tyre për futbollin pa racizëm, nacionalizëm, dhunë dhe çdo lloj diskriminimi. Dhuna për fat të keq trondit futbollin modern. Dy ditë më parë kemi qenë dëshmitarë të skenave raciste në Bullgari dhe një përplasje të tifozëve në Malin e Zi. Për dallim nga këto, ndeshja ndërmjet përfaqësueses së Sllovenisë dhe Maqedonisë në Shkup me 10 tetor ishte një festë e vërtetë e futbollit dhe sportit. Kishim festë dhe mënyrë të mirë të festimit në tribuna. E gjithë kjo është rezultat i punës së përkështuar të të gjithë njerëzve të përfshirë në futoll dhe ne jemi optimistë që nga viti në vit brohëritja e vërtetë, zhvillimi pozitiv dhe vlera e kritereret kryesore do të ringjallen gjithnjë e më shumë në shoqërinë tonë dhe futbolli ynë dhe lojtarët tanë tashmë po bëhen një nga ambasadorët më të fortë të shtetit. Ne do të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë në këtë drejtim”, tha presidenti i ‘QKZHM’ dhe kordinatori i FARE, Nelko Nelkovski.

Këtë vit para fillimit të çdo ndeshje në Ligën e Parë, duke nisur nga xhiroja që në program është me 19 dhe 20 tetor, do të shfaqen kartona të kuq me mbishkrimin në gjuhën maqedone dhe shqipe “Nacionalizmi dhe racizmi jashtë futbollit”. 





   
   
Reprezentacioni A