Festë futbolli në Strumicë

Publikuar më 16 Мај, 2017 Lajme


Të mërkurën në stadiumin “Mlladost” në Strumicë do të zhvillohet një prej ndeshjeve më të vështira në futbollin e Maqedonisë. Shkëndija apo Pelisteri, një prej dy ekipeve do të jetë fitues i finales jubile të 25 të Kupës së Maqedonisë. Edhe për tetovarët njëjtë si për ekipin nga Manastiri kjo do të jetë finalja e katërt, ndërsa dy skuadrat nga një herë kanë fituar  këtë trofe. Në vitin 2016 Shkëndija fitoi 2:0 përballë Rabotniçkit, ndërsa Pelisteri është gëzuar 16-të vite me parë kur në 2001 mundi 1:0 Slloga Jugomagnatin. Strumicasit presin spektakël. Kur luajnë dy ekipe të këtilla, kur njëri kundër tjetrit luajnë Hasani, Ibraimi, Iljoski, Lukas…..kënaqësia është e garantuar.

Motivet janë të mëdha edhe të njëra edhe te tjetra palë, Federata e futbollit të Maqedonisë është krenare që të mërkurën pas dite për herë të 25-të do të organizojë një ndeshje të këtillë të madhe. Të gjithë duam finale fer, korekte dhe spektakulare.

Le të fitojë më i miri!

Transmetim të drejtëpërdrejtë të finales së Kupës së Maqedonisë do të ketë në TV Nova dhe në TV platformën e FFM-së, tv.ffm.mk



   
   
Reprezentacioni A