Femrat U 19 të Maqedonisë për një pjesë mundin Shqipërinë

Publikuar më 04 Април, 2016 Deri më 19 vjet Femra


Përfaqësuesja U 19 e femrave të Maqedonisë ka shënuar fitore 3:1 përballë Shqipërisë në ndeshjen e parë, prej dy të tillave kontrolluese që do të zhvillohen.

Edhe pse mysafiret hapën rezultatin me anë të Ilarjas në minutën e 3-të, nuk arritën gjatë t’i gëzohen epërsisë. Në minutën e 6-të Teodora Dimoska shënon golin e barazimit, ndërsa dy minuta më vonë Monika Koteva realizoi për 2:1. Rezultatin përfundimtar 3:1 e vulosi Dimovska me golin e dytë personal në minutën e 14-të.

Në minutën e 37-të të ndeshes u referua penalti për mysafiret, pas startit ndaj Uendit, mirëpo Pançurova me pritje të shkëlqyeshme nuk lejoi zbutje të rezultatit. 

“Pjesë e parë e shkëlqyeshme. Golin e pranuam pas një gabimi në mbrojtje, mirëpo shumë shpejt u kthyem, madje edhe avansuam. Jam shumë i kënaqur nga paraqitja e futbollisteve tana dhe shpresoj që loja e këtillë e shkëlqyeshme të përsëritet edhe në ndeshjen e dytë kontrolluese pasnesër, kur mundësi për të luajtur do të kenë futbollistet që sot kishin më pak minuta”, deklaroi seleksionuesi i përfaqësueses U 19 të femrave të Maqedonisë, Astrit Merko.

Për përfaqësuesen U 19 të Maqedonisë luajtën këta futbolliste: Pançurova (Lekoska), Jankullovska (Stefanovska), Nikollovska, Husein, Goceva (Kitanova), Maksuti (Taneska), Koteva (Jankoska), Dimoska, Çubrinovksa (Ignatovska), Sheshmoviq, Stojçevska (Simonovska).



   
   
Reprezentacioni A