Davor Shuker: Në UEFA jemi të vetëdijshëm se është partner kualitativ dhe i rëndësishëm

Publikuar më 18 Февруари, 2017 Lajme


Para fillimit të pjesës së punës në Kuvendin e zgjedhor të Federatës së futbollit të Maqedonisë, para të pranishmëve foli legenda e futbollit kroat Davor Shuker, i cili në Shkup është në cilësi të përfaqësuesit të UEFA-së, si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të shtëpisë së futbollit evropian.
“Para se gjithash dua të potencoj se UEFA ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me strukturën udhëheqëse të Federatë së futbollit të Maqedonisë, gjë që pasqyrohet me ndihmën të cilën UEFA i’a jep futbollit të Maqedonisë, pasi që jemi të vetëdijshëm se kemi partner kualitativ që angazhohet për avansimin e kushteve në të cilat egziston futbolli dhe në mënyrë të vërtetë kontribon për ngritjen e imazhit personal, por edhe të UEFA-së.
Jam i vetëdijshëm se suksesi në futbollin e një vendi matet direkt përmes rezultateve të përfaqësueses A, që deri dikund është logjike, mirëpo jo gjithmonë e arsyeshme.
Edhe pse me buxhet të kufizuar, mirëpo me energji më të madhe dhe a angazhim punohet në zhvillimin e futbollit që ka rezultuar me ndërtimin e 10-të tereneve me bar sintetik që janë shumë të rëndësishëm dhe janë vendimtar për realizimin e procesit stërvitor dhe për realizimin e idesë të luhet futboll reprezentues në gjithë teritorin e Maqedonisë, dhe jo vetëm në Shkup, që realizohet përmes investimeve dhe ndërtimit të stadiumeve në qëndrat më të mëdha të futbollit si Manastiri, Tetova, Prilepi dhe Shtipi.
UEFA gjithmonë do të qëndrojë pas projekteve të këtilla dhe duam të dërtojmë apel se pikërisht anagazhimi në këtë drejtim duhet të jenë në plan të parë për secilën federatë. Jam i bindur se me kalimin e kohës puna e mirëfilltë dhe investimi në projekteve të këtilla bazike do të ndikojë të vijnë rezultatet pozitive për gjithë përfaqësueset, përfshi edhe reprezentacionin A.
Sinqerisht, nuk mund të kujtoj ndonjë ngjarje më të rëndësishme të futbollit që ka ndodhur në rajon dhe fakti se pikërisht Shkupi dhe Maqedonia janë zgjedhur të jenë vendas të ndeshjes së Super Kupës në vitin 2017 është vetë dëshmia se udhëheqësia e UEFA-së për punën e mirë dhe drejtimin e vërtetë në të cilin po ec udhëheqësia e futbollit në Maqedoni. Vlerësoj se opinioni në përgjithësi duhet të jetë krenar me këtë arritje pasi ngjarje e llojit të këtillë do të ndikojë në promovimin e futbollit, por edhe për promovinin e qytetit dhe gjithë shtetit.
Ne këtu, në këto anë kemi mentalitet të tillë, jemi pa durim dhe duam rezultati si thuhet “brenda natës”. Ndonjëherë, nëse eventualisht “plotësohet mozaiku”, ndoshta është e mundur të arrihet ndonjë sukses për periudhë të shkurtë kohore, mirëpo potencoj se ato janë raste të izoluara dhe rezultatet janë afatshkurtë.
Rruga e vërtetë në të cilën duhet të lëvizet, ndërsa shoh se udhëheqësia e Federatës së Maqedonisë e praktikon është në niset nga themelorja. Akcenti të vëndoset te futbolli për të rinjë, zhvillimi i infrastrukturës, investimi në qendrat rajonale të futbollit në gjithë vendin, krijimi i kushteve optimale për zhvillimin e futbollit. Kjo është ndoshta punë që duket sikur dytësore, e padukshme për tifozët e thjeshtë dhe dashamirë të futbollit, mirëpo këtu qëndron e ardhmja e futbollit reprezentues.
Më vjen mirë që edhe FFM ka miratuar dhe prakitikon këtë qasje systematike të punës, për të cilën jam i sigurtë se për një periudhë të caktuar kohore do të kontribuojë për suksese në futboll të cilin gjithë e dëshirojnë dhe me të drejtë e presin. Mirëpo, duhet të keni durim, të tregohet besim dhe të mbështet çdo hap deri në realizimin e qëllimit”, deklaroi para delegatëve të Kuvendit të FFM-së, presidenti i Lidhjes së futbollit të Kroacisë dhe anëtar i trupit më të lartë të UEFA-së, Davor Shuker.



   
   
Reprezentacioni A