Davor Shuker: FFM dhe presidenti Gjorgjioski japin angazhim maksimal për zhvillimin e futbollit të Maqedonisë

Publikuar më 17 Февруари, 2018 Lajme


Davor Shuker, anëtari i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-së dhe president i Lidhjes së futbollit të Kroacisë kishte fjalim të tij para delegatëve të pranishëm në Kuvendin e rregullt vjetorë të Federatës së futbollit të Maqedonisë.

“Në emrin tim personal dhe në emër të UEFA-së do të doja të potencoj se kemi bashkëpunim shumë të mirë me strukturën udhëheqëse të Federatës së futbollit të Maqedonisë dhe presidentin e federatës suaj, Ilço Gjorgjioskin.

Qëllimi kryesor i UEFA-së është promovimi dhe avansimi i futbollit posaçërisht përmes programeve për zhvillim të futbollit te moshat, programet grasrut, avansimin e infrastrukturës dhe ndërtimin e akademive nacionale të futbollit. Në thelb, kjo është pikërisht ajo në të cilën Federata e futbollit të Maqedonisë është më së shumti e përkushtuar.

Nëse shikoni në aspekt të futbollit vitin 2017 në Maqedoni dhe momentet që keni përjtuar, atëherë sigurisht do të thoni, të paktën në vete, unë më shumë se kaq nuk mund të kërkoj. Para vetëm një viti, pikërisht nga kjo foltore e njejtë thash se puna thelbësore dhe investimi në projekte bazike do të ndikojë në rezultate pozitive te të gjithë përfaqësueset, duke kyçur këtu edhe përfaqësuesen A të Maqedonisë.

Shikoni çke keni bërë për vetëm një vit: Maqedonia u ngjit më shumë se 90-të vende në ranglistën e FIFA-s, Maqedonia U21 luajti në Kampionat Europian, përfaqësueset e reja U19 dhe U17 u kualifikuan në fazën Elite të kualifikimeve për Kampionatin Europian, Maqedonia dhe qyteti i Shkupit organizuan Super Kupën e UEFA-së më të mirë në histori, ndërtuat dhe kompletuar qendrën stërvitore modern në kompleksin “Shtëpia e futbollit”.

Unë e dij, për mua është e qartë se ne këtu, në këto treva kemi mentalitet të tillë, nuk kemi durim dhe gjithmonë këkrojmë “diçka senzacionale apo diçka që nuk ka pikët të përbashkët me punën tonë, diçka që do të linte njollë të zezë”, mirëpo, të nderuar, nëse jemi të sinqertë ndaj të gjithëve dhe ndaj vetes, në këtë rast dhe me këtë punë të FFM-së, do të duhej të themi – vazhdoni në atë drejtim edhe më fuqishëm.

UEFA është e lumtur që në Federatën e futbollit të Maqedonisë gjen partner të shkëqlyeshëm, në atë mënyrë edhe ju ndërtoni federatë edhe më të fortë me strukturë të mirë dhe raporte të shkëlqyeshme me asosiacionet tjera. Me mbështetjen e UEFA-së dhe programeve het-trik për zhvillim besoj se edhe më shumë do të përforconi bashkëpunimin me institucionet, me qëllim të vetëm zhvillimin e infrastrukturës së futbollit e cila ka rolin kryesor në zhvillimin e futbollit. UEFA gjithmonë do të ndihmojë bazën e saj, ndërsa FFM është pjesë e pandashme e familjes tonë. Ju ftoj bisedoni, të luftoni dhe të punoni bashkarisht.

Kjo federatë dhe ky president punojnë dhe japin angazhim maksimal në drejtim të avansimit të futbollit të Maqedonisë. Mirëpo, më e rëndësishme se gjithçka, FFM punon sipas statutit të saj dhe nuk do të donim të jetë ndryshe”, tha në fjalimin e tij, Davor Shuker, anëtar i trupit më të lartë të UEFA-së dhe president i Lidhjes së futbollit të Kroacisë. 



   
   
Aktuale
Kalendar
Reprezentacioni A