Danço Masev drejtor i ri sportiv i përfaqësueses A të Maqedonisë, Dimitar Kostadinov anëtar i Këshillit Drejtues

Publikuar më 19 Јуни, 2018 Lajme


Këshilli Drejtues i FFM-së në mbledhjen e sotme emëroi Danço Masevin për drejtor sportiv të përfaqësueses A të Maqedonisë.
Deni Masev është ish-reprezentues i Maqedonisë. Karierën si futbollist e ka nisur te Bellasica, më pas ka luajtur edhe për Vardarin dhe Rabotniçkin në skenën vendore. Masev është 34 vjeçar dhe si futbollist aktiv ka regjistruar pesë paraqitje për përfaqësuesen A të Maqedonisë.
“Falemenderim për Këshillin Drejtues të FFM-së dhe seleksionuesin e përfaqësueses A të Maqedonisë për besimin e treguar. Për mua është nder i madh që më jepet mundësia të jem pjesë e ekipin nacional. Me pjesën më të madhe të futbollistëve të ekipin përfaqësues njihemi mirë, me një pjesë të tyre kemi luajtur bashkë për Bellasicën apo Vardarin. Kam komunikim të mirë me të gjithë dhe jam i bindur se këtë raport do ta bëjmë edhe më të mirë me gjithë ekipin. Më vjen mirë që brenda grupit ka energji të shkëlqyeshme, atë e kemi parë të gjithë, jo vetëm për shkak të rezultateve të mira vitin e fundit, por edhe për lidhjen ndërmjet futbollistëve dhe sjelljes së tyre ndaj fanellës së ekipit përfaqësues. Kemi përfaqësuese shumë të mirë dhe individë të mirë të udhëhequr nga kapiteni Pandev. Në Ligën e Kombëve kemi mundësi të madhe dhe vlerësoj se jemi të aftë për pozitën e parë në grup. Pastaj gjithçka është e mundur. Sigurisht se duam rezultat historik dhe kualifikim në Kampionatin Europian. Një gjë e tillë na mungon me ekipin përfaqësues. Gjithë jemi këtu për atë qëllim, të bëjmë diçka të madhe”, shprehet Deni Masev.

Këshilli Drejtues i FFM-së prej seancës së sotme ka një anëtar të ri. Në vend të Branko Zdravevskit në trupin më të lartë të Federatës së futbollit të Maqedonisë futet Dimitar Kostadinov. Pronari i kompanisë ‘Koding” është mik dhe mbështetës i madh i futbollit vendor dhe sportit në përgjithësi. Gorska është partner shumëvjeçar i Federatës së futbollit të Maqedonisë. Kostadinov ka qenë president i Olimpiadës së veçantë të Maqedonisë në vitit 2010-2014 dhe nënkryetar i Federatës së Basketbollit të Maqedonsië në vitit 2005-2014. 



   
   
Reprezentacioni A