Bllagoja Milevski: Përgjegjësia është e imja! Kërkoj falje gjithë opinionit

Publikuar më 11 Октомври, 2017 Lajme, Deri më 21 vjet


Seleksionuesi i përfaqësueses U 21 të Maqedonisë, Bllagoja Milevski pas humbjes së mbrëmshme nga Gjibraltari potencon se përgjegjësia e rezultatit është e tij. Milevski kërkon falje publike gjithë opinionit sportiv për humbjen e papritur në kualifikimet për KE në Itali.

“Nuk ka arsyetim, ky është rezultat turpërues dhe unë marr përgjegjësinë. Sinqerisht më vjen keq dhe kërkoj falje deri te gjithë opinion dhe tifozët, deri te Federatat që na mundësoi kushtet e krijuara për punë. Me përfaqësuesen kam përjetuar momentet më të bukurua në karrierën time, ndërsa pas humbjes së mbrëmshme edhe më të këqijat. Përsëris se nuk duam të arsyetohemi, as në mos lojën e Elif Elmazit, as shanset e parealizuara për gol. Thjesht, me apo pa Elmazin, ne patjetër të gjenim mënyrë për të mundur kundërshtarin. Unë jam ai që cakton formacionin dhe përgjegjësia është e imja. Futbolli modern nuk duron emocione, thjesht jemi dënuar ashpër dhe patjetër të pranojmë këtë. Më e rëndësishme tani për këtë përfaqësuese është të qëndrojmë të bashkuar, uniteti sërish të jetë forca ynë. Vitin e kaluar kjo përfaqësuese në disa ndeshje dëshmoi se ka potencial, sinqerisht shpresoj se do të vazhdojmë të jemi të përgjegjshëm si në duelet me Malin e Zi dhe Armeninë dhe nuk do të nënçmojmë asnjë kundërshtar, por as veten”, deklaroi Bllagoja Milevski. 



   
   
Aktuale

21.09.2018    Lajme

Maqedonia U15 fiton dy testet me Shqipërinë

Përfaqësuesja U15 e Maqedonisë shënoi dy fitore në përballjet kontrolluese me Shqipërinë....

Kalendar

26 Сеп

15:30 Maqedoni - Bosnja e Hercegovina
    FU17 per kualifikimet në Europian
15:30 Hungaria - Franca
    FU17 per kualifikimet në Europian

12 Окт

00:00 Rusia - Maqedoni
    U21 per kualifikimet në Europian

13 Окт

20:45 Maqedoni - Lihtenshtajni
    UEFA Liga e Kombeve

16 Окт

14:30 Maqedoni - Gibraltar
    U21 per kualifikimet në Europian
18:00 Ermenia - Maqedoni
    UEFA Liga e Kombeve

16 Ное

20:45 Lihtenshtajni - Maqedoni
    UEFA Liga e Kombeve
20:45 Maqedoni - Gibraltar
    UEFA Liga e Kombeve
Reprezentacioni A